Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë e martë, 8 qershor 20210

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Seminari i Dytë i Shkollës Politike e martë, 25 maj 20210

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike e mërkurë, 24 shkurt 20210

Ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike

Më 23 Shkurt u mbajt ngjarja përmbyllëse e gjeneratës së tetëmbëdhjetë të Shkollës Politike. Me këtë rast, tridhjetë pjesëmarrës janë çertifikuar dhe kanë përmbyllur ciklin e Shkollës Politike të Këshillit të Evropës.
RSS
First45679111213Last
Aktivitetet më të shikuara
 
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).


Çka është Shkolla Politike?


Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë e cila u themeluar me qëllim të fuqizimit të liderëve politikë, ekonomik, social dhe kulturor, me synim të krijimit të një shoqërie moderne dhe kulture demokratike. Programi është i ndërtuar mbi tre shtylla: demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Shkolla Politike synon të krijojë një komunitet të qëndrueshëm të liderëve të rinj dhe të motivuar duke përdorur mënyra të reja të të menduarit dhe qasje të reja ndaj politikëbërjes.


Si organizohet?


Shkolla zbatohet përmes seminareve, diskutimeve tematike dhe ligjeratave, të cilat organizohen nga muaji mars deri në nëntor brenda një viti.
Modulet janë krijuar për të inkurajuar të menduarit kritik dhe të pavarur si dhe për të rritur vlerat dhe kompetencat demokratike duke futur praktika demokratike. Programi trajton një gamë të gjerë temash, si: Shteti dhe shoqëria, Politikat Publike, Ekonomia dhe Politika, Politikat e Jashtme dhe Siguria Kombëtare, si dhe Partitë Politike dhe Komunikimi Politik, ndër të tjerash. Këto seminare ndihmojnë në trajnimin e gjeneratave të ardhshme të liderëve politik, ekonomikë dhe kulturorë të Kosovës.Programi akademik zgjat nga muaji mars deri në nëntor të një viti të caktuar.


Sa pjesëmarrës?


Çdo vit Shkolla rekruton deri më 30 pjesëmarrës të cilët përzgjedhën në bazë të aftësive të tyre profesionale, duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë relevantë politik, social, etnik, gjinor, dhe gjeografik.


Çka përfitoni nga Shkolla Politike?


Shkolla me një numër prej rreth 700 alumnive, ofron një rrjet të gjerë të promovimit të kulturës demokratike. Pjesëmarrësit e Shkollës Politike përfitojnë nga programi njohuri të thella rreth temave lartëpërmendura politike nga ligjerues prominent vendore dhe ndërkombëtar. Përmes Shkollës, pjesëmarrësit rrisin aftësitë në nxitjen dhe promovimin e demokracisë, të respektimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut. Ndër të tjerash, Programi i Shkollës Politike është një burim i shkëlqyer i rrjetizimit, me shkëmbim idesh dhe perspektivash të reja. Duke konsideruar se një pjesë e konsiderueshme e elitës politike në Kosovë kanë kaluar përmes Shkollës Politike, rrjetizimi qe ofron ky program ju ndihmon në shkëmbimin e ideve me njerëz në të gjitha nivelet profesionale. Për më tepër, pjesëmarrësit e Shkollës Politike përfitojnë nga pjesëmarrja në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg, si dhe çertifikimin nga Këshilli i Evropës.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.

Previous Article Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të
Next Article Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)
Print
12143 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023