Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si traditë e shumevjetshme, mori pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë me Gjeneratën e 21-të të Shkollës Politike të Kosovës, në qytetin e Strasburgut.
Nëpërmjet diskutimeve dhe sesioneve me tematika interesante të forumit, ne u futëm thellë në botën e demokracisë dhe morëm mësime të shumë të çmueshme gjatë këtyre kohërave sfiduese të demokracisë në botë.
Ne patëm privilegjin të vizitonim Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, krahas Shkolles Politike në Shqipëri (Akademia e Studimeve Politike). Këtu grupi pati mundësinë të takohet me ekipën perfaqësuese së Shqiperisë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, qe ishte një përvojë interesante për grupin, që e pasuroi më tej kuptimin tonë për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, si dhe eksperiencën e Shqipërisë në Gjykatë.
Më 7 nëntor, patëm nderin të vizitonim Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, ku takuam ambasadorin z. Hiseni dhe ambasadorin e Shqipërisë z. Koreshi. Kjo ishte një mundësi unike për të pyetur për procesin e vazhdueshëm të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Më 8 Nëntor, grupi morri pjesë në Ceremoninë për Inovacionin e Demokracisë dhe në ndarjen e diplomave të Shkollës Politike nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, znj. Marija Pejčinović Burić.
Dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për mundësinë për të marrur pjesë në Forum, si dhe mundësinë për të marrë pjesë në diskutime rreth demokracisë në një skenë globale.
Më poshtë, gjeni foto nga udhëtimi i gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike!
Programet | |
Viti i publikimit | |