Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 e hënë, 1 nëntor 20210

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë" e martë, 26 tetor 20210

Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"

Më 26 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë".

Diskutimi mblodhi politikan, ish-ambasador e ndër të pranishmëve ishte dhe znj. Sonja Biserko nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. Të pranishmit diskutuan rreth cështjes së normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe mundësive të krijimit të besimit mes dy shteteve.

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e enjte, 21 tetor 20210

Takimi i parë i programit për edukim politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka startuar me programin e edukimit politik për të rinjtë e Komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë me mbështetjen e Zyrës së Këshillit të Evropës në kuadër to Programit ROMACTED II.

Më 21 tetor u mbajt takimi i parë informues me 25 pjesëmarrësit e ciklit të parë të programit.
Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re" e premte, 15 tetor 20210

Diskutimi për Agjendën për Reformën Evropiane II dhe publikimi i 'Fillimi i një ERA të re"

Më 14 Tetor PIPS ka mbajtur tryezën e diskutimit me temën "Agjenda për Reforma Evropiane II", gjatë së cilës u prezantua edhe publikimi jonë i fundit "Fillimi i një ERA të Re!"

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE dhe reformat e nevojshme për Kosovën, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë prandaj ky publikim paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" e mërkurë, 15 shtator 20210

Diskutimi "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur"

Më 13 Shtator PIPS ka mbajtur diskutimin e mbyllur mbi temën "Rajonalizmi ballkanik 2021: SEFTA dhe Ballkani i Hapur" me akterë nga qeveria, opozita dhe ekspertë të fushës.

Kjo ngjarje solli në tavolinë pikëvështrimet e palëve rreth marrëveshjeve SEFTA dhe Open Balkan, dhe ballafaqoi qëndrimet e akterëve kyçë për të matur mundësinë për një qëndrim të unifikuar të akterëve rreth marrëveshjeve rajonale.

Gjatë kësaj tryeze u diskutua:
- Artikulimi i pozicioneve dhe iniciativës së njëanshme krahas nevojës për krijimin dhe përforcimin e aleancave ndërshtetërore dhe moscënimin e humbjes së aleatëve strategjikë;
- integrimi rajonal si përgjigje ndaj ngecjes së integrimit evropian të rajonit dhe siguria e partneriteve rajonale pa barazinë e palëve në tavolinë dhe ballafaqimin me të kaluarën;
- tendenca për të parë integrimin evropian si ekskluzivisht të ndarë prej marrëveshjeve dhe integrimit rajonal;
- nevoja për komunikim të brendshëm dhe maturi në mbrojtjen e interesave shtetërore duke pasur parasysh kontekstin politik në vend dhe rajon.
RSS
First45679111213Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Sektori i Energjisë në Kosovë "Një përmbledhje e zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) për Kosovën"
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Sektori i Energjisë në Kosovë "Një përmbledhje e zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB) për Kosovën"

Qershor 2022

Duke qenë një vend i pasluftës me ekonomi të brishtë, Qeveria e Kosovës me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare synon zhvillimin e ekonomisë përmes investimeve direkte dhe/ose përmirësimit të klimës investuese. Si një ekonomi në tranzicion, sektori i energjisë ka nevojë për reforma serioze dhe thelbësore.

Synimi i politikës për sektorin e energjisë ka qenë një furnizim i qëndrueshëm, i pastër dhe i sigurtë me energji që do të mbështesë ekonominë në zhvillim dhe do të rrisë
mirëqenien sociale.

Ky raport do të analizojë aktorët, legjislacionin në fuqi, dokumentet strategjike, pengesat aktuale dhe të identifikojë fushat për përmirësimin e Sektorit të Energjisë në Kosovë gjatë zbatimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GAWB).

Ky raport është prodhuar me mbështetjen financiare të Qeverisë Federale Gjermane, të siguruar përmes Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Energjia, Transporti dhe Mbrojtja e Klimës (ORF-ETC). ORF-ETC është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ), e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Mbështetja për këtë botim është pjesë e aktiviteteve në komponentin që synon fuqizimin e parlamentarëve në Ballkanin Perëndimor për të promovuar axhendën e energjisë dhe transportit.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë botim janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe politikat zyrtare të Qeverisë Federale Gjermane, Bashkimit Evropian ose ato të GIZ.
Print
7193 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022