Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

23 nëntor
Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian
​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.

Pjesëmarrësit/et ishin një grup divers dhe tejet të zëshëm, 14 prej të cilëve ishin aktiv në organizata të ndryshme të shoqërisë civile për avokim - edukim - lobim, 5 ishin pjesë e partive politike, 4 punonin në institucione të vendit, e gjithashtu 2 prej tyre ishin aktivë në fushën e artit dhe kulturës.

Në ditën e parë patëm nderin të dëgjojmë nga Prof. Gjylieta Mushkolaj për kornizën ligjore për të drejtat dhe liritë e komuniteteve, si dhe sfidat për përdorimin e mekanizmave të ndarjes së pushtetit për avancimin e pozitës së këtyre komuniteteve.

Në ditën e dytë u diskutua për funksionet e shtetit, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik, partitë politike dhe procesin zgjedhor me Prof. Fisnik Korenica, Prof. Ermal Hasimja dhe Z. Ismet Kryeziu.

Në ditën e fundit pjesëmarrësit/et bashkëbiseduan me Dr. Ramadan Ilazi për konceptet rreth shtetit dhe kombeve, si dhe diskutuan mes vete për pengesat kyçe me të cilat po përballet Kosova.

​Ky program ​u zbatua ​në kuadër të ROMACTED II, me mbështetjen e Zyres së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020
  • 23 nëntor
  • Numri i shikimeve: 289
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (7268)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (7169)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (6825)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (6598)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS