PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës e martë, 7 dhjetor 20210

PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës

Angazhimi ynë në analizën e politikës së jashtme dhe diplomaci është shënuar me arritjen e radhës.

Më 6 Dhjetor 2021 znj. Leonora Kryeziu, Drejtoreshë e PIPS dhe z. Sabri Kiçmari, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë e hënë, 6 dhjetor 20210

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.

Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike.
Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian e martë, 23 nëntor 20210

Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.
Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021 e premte, 12 nëntor 20210

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci 2021

Edhe këtë vit Shkolla Politike e Prishtinës ka kënaqësinë të jetë pjesë e World Forum for Democracy / Forum mondial de la Démocratie.

Nga Shkolla jonë po marrin pjesë Blin Berdoniqi, Shpetim Shujaku, Mrika Nikqi dhe Valmira Morina.

Forumi po organizohet të dhjetën herë me rradhë në premisat e Këshillit të Evropës në Strasburg gjatë 8 - 10 Nëntor 2021.

Me temën "A mundet demokracia ta shpëtojë mjedisin?" forumi përmban seanca plenare dhe diskutime që trajtonë tema si: ndërmarrësinë e gjelbër, kuvendet e qytetarëve për klimën, drejtësinë mjedisore, qytetet e qëndrueshme, të drejtat e njeriut për mjedisin, komunitetet në ruajtjen e mjedisit, partneritetet publike-private për mjedisin dhe edukimin mjedisor.

Shkolla Politike e Prishtinës poashtu pati mundësinë të vizitojë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkolla Politike vizituan edhe Konsulatën e Kosovës në Strasburg dhe u pritën nga ambasadorja, znj. Mimoza Ahmetaj.
Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19 e hënë, 1 nëntor 20210

Mbahen fokus grupe për të diskutuar ndikimin politik dhe socio-ekonomik të pandemisë COVID-19

Impakti i pandemisë COVID19 në aspektin socio-ekonomik dhe në aspektin politik me OShC, medie, përfaqësues qeveritarë, përfaqësues të odave kosovare etj. Këto ishin temat që u trajtuan në dy fokus grupet e fundit nga PIPS, të financuara nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe USAID-it.

PIPS do të botojë dy studime të politikave për këto aspekte të ndikimit me të dhëna të dala nga këto fokus grupe poashtu.
RSS
First45679111213Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Mendësia e qytetarëve rreth pyetjeve politike

Qershor 2021

Anketa ‘Mendësia e Qytetarëve Rreth Pyetjeve Politike’ është botuar për herë të parë nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Konrad Adenauer Stiftung (KAS), zyrja në Prishtinë.

Anketa synon që të nxjerrë rezultate kredibile që do t’u hyjnë në punë të përfshirëve brenda kësaj fushe, pra partitë politike, vendimmarrësit, politikbërësit, shkollarët, analistët dhe të tjerë që e shohin këtë pjesë studimi me interes.

Rezultatet e anketës janë ndarë në dy pjesë: Pikëvështrimet për relacionin e shtetit me ekonominë dhe liritë individuale, si dhe Pikëvështrimet për politikën dhe pjesëmarrjen.

Në pjesën e parë janë renditur pyetje për të kuptuar më mirë opinionet e respodentëve sa sa i gjerë duhet të jetë shteti, sidomos parë në raport me rolin e individit në shoqëri.
Në pjesën e dytë janë renditur pyetje që synojnë të hedhin dritë mbi qëndrimet e votuesve në raport me kontekstin politik në Kosovë, subjektet politike ekzistuese dhe pjesëmarrjen brenda procesit elektoral dhe jo vetëm.
Në seksionin e fundit raporti përqëndrohet në një analizë statistikore, ku prezantohet analiza e segmentit të votuesve kosovarë duke u ndarë nëpër grupe të caktuara.
Print
11548 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2021

Dokumente(t)