”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë e premte, 16 dhjetor 20220

”Fotografimi” i situatës së përdorimit të energjisë në Kurbin dhe Suharekë

Takimi prezantues i projektit “Rruga drejt përdorimit efiçent të burimeve natyrore vendore” u zhvillua më 14 dhjetor 2022 në Kurbin. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte prezantimi i gjetjeve të anketimit të zhvilluar gjatë 3 muajve të fundit me familjarë dhe biznese si dhe intervistime të aktorëve të ndryshëm vendorë në bashkitë e Kurbinit dhe Suharekës me qëllim për të vlerësuar situatën e konsumit të energjisë si dhe ndërgjegjësimin e aktorëve të ndryshëm mbi
“transformimin e gjelbër”.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin rreth 30 autoritete vendore në Kurbin dhe Suharekë, përfaqësues nga institucionet vendore, biznesi, shoqëria civile dhe media si dhe përfaqësues nga Sekretariati i Përbashkët Teknik IPA, me qendër në Lezhë.

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e mërkurë, 5 tetor 20220

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i IV-të dhe i fundit i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Këto 3 ditë u karakterizuan përplot dinamikë, energji dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 16-18 shtator, PIPS mbajti seminarin e IV-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Partite Politike dhe Komunikimi Politik" në të cilën pati ligjërata, diskutime të frytshme dhe debate.

Seminari solli tema të ndryshme mes grupit dhe ligjëruesve, por gjithashtu kësaj rradhe theks të veçantë pati komunikimi politik, pjesëmarrja dhe gjithpërfshirja e grave në politikë dhe partitë politike.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të) e hënë, 4 korrik 20220

Seminari i III-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)

Përfundon me sukses seminari i 3️-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)! Tre ditë përplot energji, dinamikë dhe diskutime interaktive.

Gjatë datave 24-26 qershor, PIPS mbajti seminarin e III-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" e cila u karakterizua me ligjërata, diskutime dhe debate.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Programme dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor e mërkurë, 29 qershor 20220

Konferenca Rajonale - Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Me datë 20 qershor, PIPS në mbështetje nga Bashkimi Evropian mbajti Konferencën Rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.
Kjo ngjarje rajonale u organizua në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës (KSDW).
Duke pasur parasysh rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për axhendën e gjelbër dhe tranzicionin energjetik, kjo konferencë solli së bashku deputet, anëtarë të grupeve joformale parlamentare të gjelbra, përfaqësues të biznesit dhe shoqërisë civile nga vendet e rajonit (Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut).

Qëllimi i konferencës ishte që të diskutoj mbi rëndësinë dhe rolin e parlamentit në implementimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, sfidat për një tranzicion të suksesshëm energjetik si dhe të ardhmen e bizneseve në përgatitjen për tranzicionin e gjelbër.
Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike) e mërkurë, 29 qershor 20220

Tryezë Diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës (Shkolla Politike)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në kuadër të programit të Shkollës Politike, gjenerata e 20-të, organizoi një tryezë diskutimi me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.


Në këtë diskutim u elaboruan një gamë temash të rëndësishme në lidhje me zhvillimet aktuale politike në vend. Ndër këto, grupi pati rastin të diskutoj me Kryeministrin për sfidat në implementimin e reformave të brendshme, zhvillimin ekonomik dhe integrimet evropiane nën dritën e dialogut Kosovë – Serbi.
RSS
First34568101112Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Në ditën e parë, grupi mori pjesë në sesionet hapëse në Këshillin e Evropës, të cilat trajtuan rolin e medias në forcimin ose dobësimin e demokracisë, kulturën si shtyllë të qëndrueshmërisë demokratike dhe të ardhmen e pjesëmarrjes qytetare. Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit ndoqën disa “Lab Sessions” tematike, ku u diskutua për ndikimin e inteligjencës artificiale në proceset demokratike, format e reja të angazhimit politik, si dhe për mënyrat inovative për të forcuar transparencën dhe besimin publik në institucione.

Në mbrëmjen e parë, grupi u mirëprit ngrohtësisht nga Ambasadori Hiseni dhe stafi i Konsullatës së Kosovës në Strasburg, me të cilët diskutuan për angazhimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për perspektivën e anëtarësimit të plotë. Gjatë mëngjesit së ditës së dytë, grupi pati mundësinë të vizitoj edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Previous Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E KATËR (24)
Next Article Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)
Print
1388 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025