Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme) e diel, 2 korrik 20230

Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)

Seminari III-të i Shkollës Politike u përmbyll me sukses në Prishtinë! Ishte një fundjavë e mbushur me diskutime interaktive, ligjërata me përmbajtje interesante dhe socializim! Temat kryesore të shtjelluara në këtë seminar ishin Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme, duke përfshirë sigurinë kibernetike për herë të parë në Shkollën Politike.


Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike. Pa përkushtimin e tyre, ky seminar nuk do të ishte i mundur.
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të e enjte, 25 maj 20230

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

Seminari i Dytë i Shkollës Politike 2023 u përmbyll me sukses këtë vikend në Durrës! Fundjava ishte e mbushur me diskutime të thella, ligjërata interesante dhe punë energjike në grupe!

I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Këshillit të Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike.

Lexo më shumë informata rreth seminarit brenda artikullit.
DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS) e mërkurë, 24 maj 20230

DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

Samiti i Këshillit të Evropës në Rejkjavik përcaktoi orientimin e organizatës në sfidat e reja për demokracinë.

Krerët e 46 vendeve anëtare të organizatës u dakorduan në:

*krijimin e mekanizmit të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë;
* aderimin e Bashkimit Evropian në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
* standarde të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale;
* njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut;
* promovimin e të drejtave sociale në Evropë përmes Kartës Sociale, etj.

Lexo më shumë brenda aktivitetit.
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars e hënë, 20 mars 20230

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!

Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).

Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.

Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.

Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit!
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21). e premte, 20 janar 20230

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).


RSS
First2345791011Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Sesion informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban me deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Eventi kishte për qëllim njoftimin e deputetëve pjesëmarrëse me konceptet kryesore të mobilitetit urban të qëndrueshëm dhe rolin e parlamentit në planifikimin optimal të hapësirave urbane.

Previous Article Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike
Next Article PIPS dhe Komisioni për Punë të Jashtme me Memorandum të Mirëkuptimit
Print
34532 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
Viti i publikimit
  • 2019