Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme) e diel, 2 korrik 20230

Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)

Seminari III-të i Shkollës Politike u përmbyll me sukses në Prishtinë! Ishte një fundjavë e mbushur me diskutime interaktive, ligjërata me përmbajtje interesante dhe socializim! Temat kryesore të shtjelluara në këtë seminar ishin Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme, duke përfshirë sigurinë kibernetike për herë të parë në Shkollën Politike.


Ne dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo dhe Këshillin e Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike. Pa përkushtimin e tyre, ky seminar nuk do të ishte i mundur.
Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të e enjte, 25 maj 20230

Seminari i II-të i Shkollës Politike të Gjeneratës së 21-të

Seminari i Dytë i Shkollës Politike 2023 u përmbyll me sukses këtë vikend në Durrës! Fundjava ishte e mbushur me diskutime të thella, ligjërata interesante dhe punë energjike në grupe!

I shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Këshillit të Evropës për mbështetjen e palëkundur të Shkollës Politike.

Lexo më shumë informata rreth seminarit brenda artikullit.
DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS) e mërkurë, 24 maj 20230

DEKLARATA E REYKJAVÍK-ut 'Të bashkuar rreth vlerave tona' (SAMITI I REYKJAVÍK-ut - KËSHILLI I EVROPËS)

Samiti i Këshillit të Evropës në Rejkjavik përcaktoi orientimin e organizatës në sfidat e reja për demokracinë.

Krerët e 46 vendeve anëtare të organizatës u dakorduan në:

*krijimin e mekanizmit të riparimit të dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Federatës Ruse në Ukrainë;
* aderimin e Bashkimit Evropian në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
* standarde të reja për të mbrojtur të drejtat e njeriut në epokën dixhitale online dhe offline, veçanërisht në lidhje me inteligjencën artificiale;
* njohjen politike të së drejtës për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si një e drejtë e njeriut;
* promovimin e të drejtave sociale në Evropë përmes Kartës Sociale, etj.

Lexo më shumë brenda aktivitetit.
Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars e hënë, 20 mars 20230

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata e 21-të) 17-19 Mars

Shkolla e Politikës 2023 ka filluar me seminarin e parë për këtë gjeneratë!

Dita jonë e parë përbëhej nga leksione frymëzuese nga studiues të njohur në fushat e tyre si Dr. Gëzim Krasniqi (Universiteti i Edinburgut), Profesor Oliver Richmond (Universiteti i Mançesterit) dhe Dr. Ermal Hasimja (Shkolla 'Ernest Koliqi' Tirane).

Dita e dytë ishte po aq emocionuese, me një ligjëratë nga Prof. Enver Hasani (Universiteti i Prishtinës) mbi sistemet politike dhe sovranitetin.

Në ditën e fundit, seminarin tonë të parë e përmbyllëm me një bisedë fantastike nga z. Shpend Ahmeti për shtetndërtimin në dritën e dialogut Kosovë-Serbi.

Ky program mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosova.

Presim me padurim të ndajmë me ju së shpejti pjesët e tjera të programit!
SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21). e premte, 20 janar 20230

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E NJËT (21).


RSS
123468910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Deklarata u nënshkrua nga forumet rinore të:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (Amire Ajeti),

Lidhja Demokratike e Kosovës (Paris Guri),

Partia Demokratike e Kosovës - PDK (Arbnora Salihu),

PSD (Bardh Ahmeti),

të cilët shprehën qartë zotimin e tyre për një kulturë politike me integritet.

Në këtë nënshkrim nuk mori pjesë Lëvizja VETËVENDOSJE!, partia me përqindjen më të madhe të votuesve në zgjedhjet e fundit.

Drejtoresha ekzekutive e PIPS, Leonora Kryeziu, e cilësoi këtë dokument si “një zotim moral e politik në kohë polarizimi”, duke theksuar se rinia po dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me dinjitet e respekt.

Ndërsa përfaqësuesit e forumeve shtuan se kjo është një arritje e rëndësishme për të promovuar politikë me integritet (Amire Ajeti, AAK), një vazhdimësi e refuzimit të gjuhës së urrejtjes (Arbnora Salihu, PDK), një nismë me frymë pozitive (Bardh Ahmeti, PSD), dhe një hap i domosdoshëm për kapërcimin e polarizimit politik (Paris Guri, LDK). Gjithashtu, të gjithë përfaqësuesit theksuan se mungesa e partisë më të madhe në këtë proces është një mangësi serioze, që e bën edhe më të domosdoshëm angazhimin e të rinjëve.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të PIPS dhe Demo Finland “NextGen Leaders: Empowering Kosovo’s Political Future”.

Ky aktivitet është zhvilluar me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë për Punë të Jashtme të Finlandës. Qëndrimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pozicionet zyrtare të Demo Finland apo të Ministrisë. Për më shumë informacion, vizitoni www.demofinland.org

Previous Article Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi
Next Article Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Print
1180 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025