Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë
Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.
Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.
Në takim u diskutuan tema kyçe si rritja e së djathtës ekstreme tek të rinjtë në Evropë, angazhimi rinor në nivel lokal, sfidat strukturore që hasin forumet rinore, dhe diferencat mes prioriteteve të të rinjve dhe qasjes së nivelit të lartë partiak.
Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim ndërpartiak, duke propozuar se janë të hapur për ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta, organizimin e takimeve të rregullta dhe krijimin e një platforme të qëndrueshme rinore për dialog e veprim të përbashkët.
Ky është vetëm fillimi i një procesi që synon të fuqizojë rolin e të rinjve në politikë dhe kontributin e tyre drejt një të ardhmeje më të bashkuar dhe të qëndrueshme.
Një falenderim i veçantë për DEMO Finland për përkrahjen e vazhdueshme.
Programet | - Integrimi evropian
- Qeverisja cilësore
|
Viti i publikimit | |