Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve e enjte, 4 prill 20240

Konkurs pune për pozitën koordinator/e i/e projekteve

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) hap konkursin për pozitë pune. Ftojmë të interesuarit nga fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit të aplikojnë. Thirrje e hapur për pozitën (koordinator/e i/e projekteve). 

Kualifikimet:

  • Të jetë i/e diplomuar në nivelin bachelor (në fushat e shkencave sociale, juridike dhe menaxhmentit);
  • Aftësi organizative, komunikimi dhe udhëheqjeje;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës;
  • Përvojë paraprake në koordinim/menaxhim të projekteve;
  • Njohuri të nivelit të avancuar të gjuhës angleze (C1-C2).


    Dërgoni një CV dhe një letër motivuese në emailin: shkolla.politike@gmail.com ose info@pips-ks.org.

     

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22). e diel, 7 janar 20240

SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).

Bëhuni pjesë e një udhëtim transformues me një nga programet e para të edukimit politik joformal në Kosovë! Shkolla Politike, e themeluar për të fuqizuar liderët në sferat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore, ka hapur thirrjen për aplikim në gjeneratën e saj të 22-të. E ndërtuar mbi shtyllat e demokracisë, programi ynë shtrihet nga marsi deri në nëntor, duke përfshirë seminare, diskutime dhe ligjerata që kultivojnë të menduarit kritik dhe vlerat demokratike. Thellohuni në tema si Shteti dhe Shoqëria, Politika Publike, Ekonomia dhe Politika, Politika e Jashtme, Siguria Kombëtare, Partitë Politike dhe më shumë, duke u avancuar si liderët e ardhshëm të Kosovës.

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike e mërkurë, 6 dhjetor 20230

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.


Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg e martë, 14 nëntor 20230

Pjesëmarrja e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike në Forumin Botëror të Demokracisë, Strasbourg

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, si traditë e shumevjetshme, mori pjesë në Forumin Botëror të Demokracisë me Gjeneratën e 21-të të Shkollës Politike të Kosovës, në qytetin e Strasburgut.

Nëpërmjet diskutimeve dhe sesioneve me tematika interesante të forumit, ne u futëm thellë në botën e demokracisë dhe morëm mësime të shumë të çmueshme gjatë këtyre kohërave sfiduese të demokracisë në botë.

Të Drejtat për Komunitetet Rurale e enjte, 5 tetor 20230

Të Drejtat për Komunitetet Rurale

"Të drejtat për komunitetet rurale (MRRC)" është një program gjashtëmujor i implementuar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike, i mbështetur nga CDF – Community Development Fund dhe GLPS – Grupi për Studime Juridike Politike, pjesë e projektit JustReact që financohet nga Bashkimi Evropian. Objektivi parësor i programit është fuqizimi dhe përkrahja e komuniteteve rurale dhe të largëta, veçanërisht në komunat e Dragashit, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Shtërpcës dhe Deçanit, në kuadër të rajonit të Prizrenit, Pejës dhe Ferizajt. PIPS, së bashku me një ekip ekspertësh udhëton në këto komuna për të ofruar një sesion informues, duke ofruar mbështetje dhe konsultime mbi temat thelbësore të të drejtave të njeriut, duke përfshirë diskriminimin, dhunën gjinore dhe aksesin në drejtësi.

PIPS gjithashtu shpërndan materiale informuese, si broshura, postera në këto komuna për të mbajtur publikun të informuar për aktivitetet e mbajtura.
Mëposhtë, gjeni foto nga sesionet informuese të mbajtura gjatë muajit shtator dhe tetor si dhe linqet e postimeve të takimeve në rrjete sociale.
RSS
124678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Fillimi i një ERA të re!
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Fillimi i një ERA të re!

Tetor 2021

Bashkimi Evropian dhe Kosova vendosën të fillojnë fazën e dytë të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA II) në mënyrë që të vazhdojnë zbatimin e MSA-së. Si rezultat, qeveria (Hoti) miratoi prioritetet e ERA II më 19 tetor 2020. Pas konsultimeve me OShC-të, institucionet përgjegjëse për zbatim dhe Komisionin Evropian, plani i veprimit dyvjeçar për ERA II u miratua fillimisht në parim nga Këshilli Ministror për Integrimin Evropian në maj të 2021 dhe më pas u miratua nga qeveria e re (Kurti) më 11 gusht.

Duke pasur parasysh rëndësinë që ERA II ka tani në rrugën e integrimit në BE, është kritike të kapërcehen pengesat e përjetuara më parë, të shmanget rënia në të njëjtat kurthe dhe përjetimi i të njëjtave vonesa. Prandaj në këtë publikim Instituti i Prishtinës për Studime Politike paraqet një pasqyrë të zbatimit të ERA 1 dhe jep rekomandime të cilat mund të përmirësojnë zbatimin e përgjithshëm të ERA II.
Print
8315 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2021

Dokumente(t)