Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

6 dhjetor
Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike
21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.
Brezi i kaluar i Shkollës Politike morrën gjithashtu pjesë në ceremoni, duke sjellë një ndjenjë vazhdimësie dhe lidhjeje ndër breza. Ndarja e përvojave dhe shënimi i arritjeve të grupit të alumni-ve të sapo shtuar (gjenerata e 21-të), krahas pjesëmarrjes së gjeneratës së 20-të, ishte një kënaqësi për të gjithë ne.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.

Le të vazhdojnë njohuritë, aftësitë dhe pasioni juaj të formësojnë të ardhmen e vendit tonë.

Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023
  • 6 dhjetor
  • Numri i shikimeve: 15146
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35370)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (33191)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32377)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32155)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS