Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria e diel, 22 qershor 20250

Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria

Gjatë këtij vikendi, përfunduam me sukses seminarin e tretë të Shkollës së Studimeve Politike me Gjeneratën e 23-të, të fokusuar në Paqe, Diplomaci dhe Siguri. Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime nxitëse të mendimit me ekspertë të shquar mbi politikën e jashtme, diplomacinë, pozicionimin ndërkombëtar dhe sigurinë e Kosovës.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive e hënë, 19 maj 20250

Seminari i I-rë i Shkollës Politike (Gjenerata 23) - Përpjekjet e Kosovës për konsolidim drejt një shoqërie kohezive

Shkolla Politike (Gjenerata 23) ka nisur zyrtarisht programin me seminarin e parë këtë fundjavë!

Nga data 11 deri më 13 prill, Shkolla Politike hapi zyrtarisht edicionin e saj të radhës me një seminar tre-ditor, ku pjesëmarrësit e Gjeneratës 23 filluan rrugëtimin e tyre njëvjeçar me entuziazëm dhe përkushtim. Programi nisi me prezantimin e partnerëve dhe përmbajtjes, ndërsa gjatë ditëve në vijim u zhvilluan diskutime të thelluara mbi shtetin, paqen, konfliktin dhe kohezionin social, nën moderimin e z. Ramadan Ilazi dhe me ligjërues si znj. Marta Gazideda, z. Dukagjin Gorani, z. Robert Muharremi, z. Enver Hasani, z. Betim Zllanoga dhe z. Senad Sabovic. Seminarin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo, partnerët tanë strategjikë. Diskutimet dinamike, puna ekipore dhe reflektimet mbi sfidat e ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse shënuan një fillim të fortë për këtë gjeneratë të re liderësh.

Falënderim i veçantë Këshillit të Evropës për mbështetjen e programit , si dhe Konrad Adenauer Stiftung Kosovo për mbështetjen e këtij seminari.

RSS
135678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Publikimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare

Më 3 mars, PIPS publikoi edicionin e dytë të Vjetarit të Politikës së Jashtme Kosovare në prezencën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Z. Glauk Konjufca dhe shkencëtarit politik Z. Blerim Vela.

Ky publikim është një raport gjithëpërfshirës mbi të gjitha pjesët e rëndësishme të politikës së jashtme dhe procesit të njohjes ndërkombëtare, përfshirë njohjet dypalëshe, integrimin shumëpalësh, integrimin në BE, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe funksionimin e brendshëm të institucioneve të politikës së jashtme.

Të pranishëm në diskutimin publik ishin deputetë, ambasadorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave.

Previous Article PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
Next Article Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë
Print
38801 Rate this article:
No rating