Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

12 nëntor
Forumi Botëror për Demokraci 2025 - Shkolla Politike (Gjenerata 23)

Pjesëmarrësit e Shkollës Politike, Gjenerata 23, qëndruan në Strasburg nga data 4 deri më 8 nëntor, ku morën pjesë në Forumin Botëror për Demokraci 2025, i cili këtë vit u zhvillua nën temën “Demokracia në Rrezik: Si mund ta ringjallim atë?”.

Në ditën e parë, grupi mori pjesë në sesionet hapëse në Këshillin e Evropës, të cilat trajtuan rolin e medias në forcimin ose dobësimin e demokracisë, kulturën si shtyllë të qëndrueshmërisë demokratike dhe të ardhmen e pjesëmarrjes qytetare. Gjatë ditëve në vijim, pjesëmarrësit ndoqën disa “Lab Sessions” tematike, ku u diskutua për ndikimin e inteligjencës artificiale në proceset demokratike, format e reja të angazhimit politik, si dhe për mënyrat inovative për të forcuar transparencën dhe besimin publik në institucione.

Në mbrëmjen e parë, grupi u mirëprit ngrohtësisht nga Ambasadori Hiseni dhe stafi i Konsullatës së Kosovës në Strasburg, me të cilët diskutuan për angazhimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe për perspektivën e anëtarësimit të plotë. Gjatë mëngjesit së ditës së dytë, grupi pati mundësinë të vizitoj edhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ishte një udhëtim i mbushur me përvoja të vlefshme, diskutime frymëzuese dhe, sigurisht, shumë momente argëtimi e energjie pozitive nga grupi i Gjeneratës 23-të!

Një falënderim i veçantë për Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për Konsullatën e Kosovës në Strasburg për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ngrohtë.

Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025
  • 12 nëntor
  • Numri i shikimeve: 11392
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (50120)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (44350)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42655)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (42363)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS