e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi me sukses gjatë fundjavës Seminarin e 4-të të Shkollës Politike, me temën “Dialogu Politik dhe Negocimi: Mjete për Lidership Demokratik.” Ky seminar shërbeu si trajnim dhe punë praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në dialog, negocim dhe udhëheqje demokratike.

Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit eksploruan parimet, praktikat dhe zbatimet konkrete të dialogut politik dhe negocimit si mjete thelbësore për ndërtimin e zgjidhjeve, nxitjen e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në qeverisje.

Dita 1 nisi me znj. Edita Tahiri, e cila udhëhoqi sesionin “Pse ka rëndësi dialogu politik”, duke theksuar dialogun si themel të paqes dhe qeverisjes efektive. Më pas, z. Ditmir Bushati mbajti ligjëratën “Mësime nga rruga e Shqipërisë drejt BE-së – Negocimi dhe Qeverisja”, ku ndau përvojën e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke vënë në pah kompromiset strategjike dhe kornizat negociuese që ndihmuan përshpejtimin e këtij procesi.

Dita 2 vazhdoi me z. Ilir Deda, i cili prezantoi Bazat e Negocimit dhe udhëhoqi pjesëmarrësit në një ushtrim simulimi që kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për të formuluar çështje, strukturuar biseda dhe naviguar në kontekste të ndërlikuara politike e institucionale. Në pjesën e dytë të ditës, Dr. Mark Baskin zhvilloi një sesion interaktiv mbi Modelet e Negocimit në Praktikë, duke trajtuar qasjet e bazuara në interesa, rolin e ndërmjetësve dhe përdorimin e mjeteve si BATNA dhe WATNA për arritjen e marrëveshjeve të qëndrueshme. Pjesëmarrësit morën pjesë në ushtrime praktike dhe role play për të vënë në zbatim konceptet e mësuara.

Dita 3 përmbylli seminarin me z. Bernard Nikaj, me sesionin “Nga Dialogu në Qeverisje – Zbatimi i Negocimit dhe Kompromisit në Ballkan.” Diskutimi kaloi nga teoria në praktikë, duke treguar se si dialogu dhe negocimi mund të kthehen në mjete konkrete për qeverisje dhe bashkëpunim rajonal. Pjesëmarrësit reflektuan mbi mënyrat se si këto praktika mund t’i zbatojnë në punën e tyre politike dhe institucionale.

Seminari i 4-të u mbyll me energji dhe frymë bashkëpunimi, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe negocimit si elemente thelbësore të lidershipit demokratik.

Ky seminar u organizua me mbështetjen e Demo Finland dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës. Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.

 

Previous Article Seminari i III-të i Gjeneratës së 23-të së Shkollës Politike - Paqja, Diplomacia dhe Siguria
Next Article Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike
Print
129 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2025