Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"

6 mars
Seminari i parë i Shkollës Politike 2017 "Shteti dhe shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë"

Prej 3-5 Mars 2017 u mbajt seminari i parë i Shkollës Politike për vitin 2017 me temën "Shteti dhe Shtetësia: Qasja normative dhe e bazuar në vlera në politikë". Dita e parë përfshiu ligjërata nga Oliver Richmond, nga Universiteti i Manchesterit, si dhe Ibrahim Berisha, profesor në Universitetin e Prishtinës. Profesor Richmond diskutoi aspektet e paqendërtimit dhe shtetndërtimit. Ndërsa profesor Berisha diskutoi normat në Kosovë, ato shoqërore dhe teknike. Dita e dytë vazhdoi me dimensionin e dytë, ku trajtohet shteti si funksion. Këtë temë e përmblodhën Ermal Hasimja nga Universiteti i Tiranës; Arber Zaimi, këshilltar politik në LVV; dhe Valon Kurhasani nga NDI Kosova. Dita e tretë përfundoi me ligjëratën e Agim Nesho, ish-amabasador i Shqiperisë në OKB për 9 vite, i cili dha mesazhe të qarta të orientimit strategjik të politikës së jashtme shqiptare. Ndërsa Adem Beha, ligjërues në Universitetin e Prishtinës, foli për idenë e shtetit si dhe diferencimet e koncepteve të paqendërtimit dhe shtetndërtimit.

  • 6 mars
  • Numri i shikimeve: 28158
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Rate this article:
No rating
Print
Aktivitetet më të shikuara
 
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (35045)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

Takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”

27 dhjetor 2019

Më 27 dhjetor u mbajt takimi i parë me gazetarë në kuadër të programit “Gazetarët në fushën e energjisë dhe ambientit”. Gjatë këtij takimi u prezantua programi i detajuar për pjesëmarrësit si dhe gjendja aktuale në Kosovë sa i përket politikave për energji dhe ambient

e premte, 27 dhjetor 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (32932)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"

15 korrik 2020

Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".

e mërkurë, 15 korrik 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (32111)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

Ligjërata me Dr. Gëzim Visoka dhe Shkollën Politike me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme:Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes"

5 maj 2020

Shkolla Politike ka mbajtur ligjëratën me Dr. Gëzim Visoka me temën "Paqja përmes njohjes së dyanshme: Situata e tanishme në Kosovë dhe mundësitë e së ardhmes".

e martë, 5 maj 2020/Author: Anonym/Numri i shikimeve (31915)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS