e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Publikimet

RAPORTI I KATËRT MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Maj 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka publikuar Raportin e Katërt Monitorues: Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, për periudhën 2025 (duke përfshirë edhe masat e paplotësuara të viteve paraprake). Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Rezultatet e paraqitura në këtë raport janë nga të arriturat që institucionet përgjegjëse kanë treguar gjatë vitit 2025 për masat e viteve 2023, 2024, dhe 2025. Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë e Kosovës. Për monitorimin e zbatimit të Strategjisë së Energjisë së Kosovës 2022-2031, u adoptua një metodologji gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Ky proces përfshiu mbledhjen e informacioneve të detajuara nga dokumenti i strategjisë, duke u fokusuar veçanërisht në rolet dhe përgjegjësitë e caktuara për institucionet e ndryshme për vitin 2025 (duke monitoruar edhe masat e pa plotësuara të viteve 2023 & 2024). Të dhënat u organizuan në formatin e një matrice, që shërben si një paraqitje vizuale, ku krahason progresin e pritshëm përballë atij aktual. Institucionet përkatëse u kontaktuan direkt, duke kërkuar përditësime mbi kontributet e tyre ndaj objektivave të përcaktuara. Informacionet e marra janë krahasuar me ato në Strategjinë e Energjisë.

Print
1602 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2025