Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë i Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj..
Struktura e ligjëruesve përsëri është bazuar në larmi të fushave prej nga vijnë në mënyrë që të ofrohen debate konstruktive dhe të balancuara në aspektin ideor. Ky seminar përbëhet nga ligjerues si: Visar Ymeri, Gunther Falhlinger, Dastid Pallaska, Besnik Osmani, Adri Nurellari, Agon Maliqi, Alban Zogaj dhe Avni Sfishta.
Ju njoftojmë se ligjëratat do të mund t’i ndiqni në kanalin e PIPS në Youtube ndërsa fotot si zakonisht mund t’i shihni në faqen zyrtare në Facebook: Shkolla Politike.
Programet | |
Viti i publikimit | |