e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Metodologjia e implementimit dhe raportimit lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE)
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Metodologjia e implementimit dhe raportimit lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë (PKVEE)

Tetor 2023

Metodologjia për implementimin dhe raportimin lidhur me zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë shërben si një vegël e vlefshme për komunat që duan të hartojnë dhe zbatojnë planet e tyre. Komunat kanë një rol të rëndësishëm në reduktimin e konsumit të energjisë dhe emetimeve të gazeve serrë duke promovuar efiçencën e energjisë dhe përdorimin e energjisë së ripërtëritshme. Hartimi i planit të veprimit për efiçencën e energjisë është një hap i rëndësishëm dhe efektiv në këtë drejtim.

​Qëllimi i kësaj metodologjie është t'u ndihmojë autoriteteve lokale të Komunës së Suharekës në përgatitjen dhe zbatimin e Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë, e që mund të shërbej si një përvojë e vlefshme edhe për komunat e tjera.

​Ky program financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Akademia e Studimeve Politike, Insitituti i Prishtinës për Studime Politike dhe partnerët e tyre. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian

Print
4048 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)