e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First181920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.

Analiza e publikuar nga PIPS vlerëson gjendjen aktuale lidhur me agjencitë e kësaj faze dhe diskuton opsionet e mundshme për racionalizimin e tyre. Për më shumë shfletoni publikimin tek seksioni Publikimet në faqen e PIPS.
Previous Article Diskutimi 'Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm'
Next Article Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”
Print
26996 Rate this article:
No rating
Programet
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2020