Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike e mërkurë, 18 dhjetor 20240

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore' e hënë, 16 dhjetor 20240

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike e mërkurë, 27 nëntor 20240

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut e martë, 26 nëntor 20240

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja e enjte, 10 tetor 20240

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

 

RSS
245678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
RAPORTI I DYTË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

RAPORTI I DYTË MONITORUES: STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2022-2031 (PERIUDHA 2024)

Shtator 2024

Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës u miratua nga Kuvendi i Kosovës më 8 mars 2023.

Kjo Strategji synon të adresojë sfidat aktuale dhe të vendosë bazat për një të ardhme të sektorit energjetik që do të ofrojë siguri të furnizimit, energji të pastër, efiçiencë të energjisë dhe pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Strategjia përfshin integrimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës në tregun rajonal dhe atë pan-Evropian, me theks të veçantë në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Shqipërisë.

Republika e Kosovës ndodhet në një pikë kyçe në zhvillimin e sektorit të saj energjetik, udhëhequr nga Strategjia e Energjisë së Kosovës 2022-2031. Kjo strategji shërben si një kornize drejt një sistemi energjetik të qëndrueshëm, efikas dhe të besueshëm, që mbështet rritjen ekonomike të vendit dhe përmirëson mirëqenien e qytetarëve të saj. Në këtë kontekst, raporti i monitorimit shërben si një mjet thelbësor, duke ofruar një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të zbatimit të strategjisë për vitin 2024 (duke përfshirë vitet 2022 dhe 2023). Andaj, PIPS po vazhdon me monitorimin e strategjisë, ndërsa ky raport është pjesa e dytë e serive të raportit të monitorimit, që mbulon të gjitha masat e papërmbushura të 2022-tës dhe 2023-tës, si dhe te gjitha masat e 2024-tës.

Raporti synon të vlerësojë arritjet dhe të identifikojë sfidat gjatë këtyre viteve të implementimit të strategjisë.

Raporti është bërë në kuadër të projektit ‘Rritja e llogaridhënies publike në procesin e integrimit evropian’, në bashkëpunim me Lëvizja FOL, i mbështëtur nga programi MATRA, i cili financohet nga Embassy of the Netherlands in Kosovo (Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë). Masat e monitoruara janë masat e dala nga Strategjia e Energjisë së Kosovës për peridhën 2022 dhe 2023.

Print
4054 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024

Dokumente(t)