Në vazhdën e aktiviteteve të PIPS në përkrahje të mobilitetit të qëndrueshëm urban, në njërën prej vendeve lidere në mobilitetin e qëndrueshëm urban, u mbajt vizita studimore për deputetët e parlamenteve të Evropës Juglindore prej 13-14 Maj. Deputetët Liburn Aliu dhe Mimoza Kusari morrën pjesë në këtë vizitë në Lubljanë të Sllovenisë të organizuar nga GIZ ORF-EE.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Center for Research and Policy Making, dhe me përkrahjen e fondacionit gjerman GIZ më 24 prill mbajti sesionin e përbashkët informues për mobilitetin e qëndrueshëm urban, për deputetë nga Kuvendi i Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Prej 12-14 prill u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike 2019. Seminari me temën "Shteti si kuadër fundamental për të qeverisur - Politika e politikave publike" iu ofroi pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar për rolin e ideologjisë, politikat e djathta dhe të majta për Kosovën, zhvillimin ekonomik, edukimin e mirëfilltë, dhe sundimin e ligjit në kontekst të formësimit të politikave publike.
Me datën 2 Prill Instituti i Prishtinës për Studime Politike publikoi anketën “Politika Ndërkombëtare dhe Partitë Politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. Anketa u publikua me përkrahjen e fondacionit Konrad Adenauer Stiftung (KAS). Në panel morrën pjesë Leonora Kryeziu (Drejtoreshë Ekzekutive e PIPS), Granit Tërnava (KAS), Arben Hajrullahu (Universiteti i Prishtinës) dhe Butrint Berisha (PIPS) që i prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.
Më 21 Mars 2019, Shkolla Politike e Prishtinës mbajti një diskutim me Zëvëndës Shefen e Misionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, znj. Colleen Hyland. Përmes një diskutimi të frytshëm pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë mendimet e tyre mbi sfidat kryesore aktuale të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe atë të jashtëm.