Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.
Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.
Më 15 Korrik, Shkolla Politike mbajti një diskutim me Z. Shpend Ahmeti, Kryetarin e Komunës së Prishtinës me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare".