Aktivitetet më të shikuara
Konferenca Vjetore e Shkollës Politike dhe Përmbyllja e Vitit Akademik 2016
Më 19 dhjetor 2016, PIPS ka mbajtur konferencën vjetore të Shkollës Politike si dhe përmbylljen e vitit akademik 2016 për gjeneratën e 14-të. Tema kryesore e kësaj konference ishte: "Sfidat e demokracisë dhe komunikimit politik në vitin 2016: Si të vazhdohet tutje?". Konferenca u fokusua në zhvillimet kryesore politike, ekonomike, dhe sociale në vend gjatë vitit 2016 dhe sfidat të cilat e presin Kosovën në vitin 2017. Këto çështje u adresuan nga një panel i përbërë nga figura të rëndësishme të jetës politike dhe civile në Kosovë, të cilët janë edhe ish pjesëmarrës dhe kontribues në Shkollën Politike: Leonora KRYEZIU, Gjylieta MUSHKOLAJ, Shpend AHMETI, Valon MURATI, Uran ISMAJLI, Ardian GJINI, Dastid PALLASKA, Laura KRYEZIU dhe Petrit ZOGAJ.
Programet | |
Viti i publikimit | |