Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër e premte, 27 nëntor 20200

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë e mërkurë, 25 nëntor 20200

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të e hënë, 12 tetor 20200

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020 e enjte, 30 korrik 20200

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

RSS
First7891012141516Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndanin përvoja dhe ide me përfaqësues të Bashkisë së Kurbinit dhe Komunës së Suharekës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar. Po ashtu, u zhvilluan diskutime të thelluara mbi përfitimet që ka sjellë projekti për qytetarët e Suharekës dhe ndikimin e tij në sektorët publik dhe privat.

Gjatë ngjarjes, u nënshkrua edhe Memorandumi i Mirëkuptimi për bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e energjisë midis dy bashkive.

Pas takimit, pjesëmarrësit realizuan një vizitë në fshatin Gelancë, për të parë investimin në ndriçimin efiçient në këtë fshat të Komunës së Suharekës.

Për më shumë detaje rreth realizimit të investimeve në Komunën e Suharekës mund të ndiqni videon në këtë link të YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=jmqOWgyxG_g

Previous Article Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike
Next Article Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut
Print
4265 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2024