Përfundon me sukses seminari i II-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 20-të)!
Gjatë datave 20-22 maj, PIPS mbajti seminarin e II-të me radhë të Shkollës Politike me temën "Politikat publike, ekonomia dhe politika" e cila u karakterizua me ligjërata, debate dhe punë në grupe.
Patëm kënaqësinë të kemi ligjërues nga fusha të ndryshme si: z. Adri Nurellari (Zhvillimi ekonomik përmes tregut të lirë, politikat e djathta për Kosovën dhe e ardhmja e ekonomisë kosovare), z. Edison Jakurti (Rëndësia dhe roli i shtetit në zhvillimin ekonomik dhe përgjigjet e së majtës mbi reformat e duhura për Kosovën), z. Neritan Sejamini (Roli i ideologjisë në formësimin e politikave publike dhe zhvillimin ekonomik të shtetit), z. Agon Maliqi dhe z. Enton Duro (Bashkëpunimi ekonomik rajonal nën dritën e mekanizmave rajonal: Ballkani i Hapur, SEFTA apo Tregu i Përbashkët Rajonal), z. Avni Sfishta (Politikat energjetike në Kosovë nën dritën e vendimeve politike strategjike dhe implementimit të Agjendës së Gjelbërt për Ballkanin Perëndimor), si dhe z. Trim Tërnava (Potenciali i energjisë së ripërtëritshme në Kosovë).
Seminari solli një debat të frytshëm dhe energjik mes grupit dhe ligjëruesve.
Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës.
Temat e energjisë u mbështeten nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
Programet | |
Viti i publikimit | |