Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira e martë, 1 dhjetor 20200

Ngjarja përmbyllëse e Programit për gazetarët në fushën e energjisë dhe mjedisit dhe ndarja e cmimeve për shkrimet më të mira

Më 1 Dhjetor PIPS ka përmbyllur angazhimin një-vjecar në kuadër të Programit për gazetarë që raportojnë në fushën e energjisë dhe mjedisit.

Si pjesë e këtij programi PIPS me mbështetjen e GIZ, gjatë këtij viti ka mbajtur seminarin për energjinë dhe planifikimin e qëndrueshëm mjedisor, punëtorinë për raportimin mjedisor si dhe ka organizuar konkursin për shkrimet më të mira për cështje të energjisë dhe mjedisit.
Në ngjarjen e fundit PIPS ka ndarë certifikatat për pjesëmarrësit e Programit, si dhe ka ndarë cmimet për tre shkrimet më të mira.
THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021 e martë, 1 dhjetor 20200

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër e premte, 27 nëntor 20200

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë e mërkurë, 25 nëntor 20200

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë e diel, 25 tetor 20200

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

RSS
First7891012141516Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Vjetari i Politikës së Jashtme 2022
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Vjetari i Politikës së Jashtme 2022

Gusht 2022

Ky raport përshkruan pikat kyçe të politikës së jashtme të Kosovës në vitin 2022.

Raporti synon të paraqesë arritjet dhe pengesat më domethënëse të institucioneve dhe lidershipit të Kosovës në avancimin e interesave strategjike të vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Gjatë vitit 2022, ka pasur një rritje të ndërveprimeve bilaterale të Kosovës me shtetet e tjera, ndërsa dialogu me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve ka pasur ndikim të madh në shkëmbimet e jashtme të Kosovës. Në diplomaci, Kosova ka bërë përpjekje për të thelluar marrëdhëniet me vendet e rajonit, anëtarët e BE-së dhe NATO-s, si dhe disa vende të Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Ka pasur sfida të mëdha në dialogun me Serbinë. Kosova ka mbajtur marrëdhënie të mira edhe me vendet fqinje dhe disa vende të tjera, duke promovuar qëllimet kombëtare dhe ndërkombëtare përmes diplomacisë së vizitave. Megjithatë, konfliktet dhe tensionet e vitit 2022 kanë ndikuar në aftësinë e Kosovës për të udhëhequr politikën e saj të jashtme. Një sfidë e rëndësishme është sigurimi i njohjeve të reja diplomatike, ndërsa Kosova ka bërë përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me BE-në dhe për të ndërmarrë hapa drejt anëtarësimit.

Si konkluzion, Kosova duhet të zhvillojë diplomaci të sigurt dhe strategji për të ruajtur statusin e saj si shtet sovran dhe për të forcuar pozitën e saj ndërkombëtare.

Print
7055 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
  • Integrimi evropian
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2023

Dokumente(t)