Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021 e enjte, 8 korrik 20210

Seminari i Tretë i Shkollës Politike 2021

Kemi përmbyllur seminarin e tretë të Shkollës Politike me gjeneratën e 19-të gjatë datave 2-4 Korrik.

Kësaj rradhe theks të veçantë në seminar patën temat e parandalimit dhe luftimit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes ligjëratave gjatë të cilave pjesëmarrësit e Shkollës Politike u informuan rreth ekstremizmit të dhunshëm në kontekst global e rajonal, dallimin mes koncepteve të terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, si dhe statistikat dhe inciativat e ndërmarra për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të kthyer në Kosovë.

Në një kontekst më të gjerë, seminari trajtoi politikën e jashtme kosovare, politikën botërore, teoritë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i ofruar pjesëmarrësve disa ngjyrime të të kuptuarit të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Kombëtare - nga prizmi politik, ligjor dhe social.

Tutje, pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe diskutojnë me zëvëndësministrin aktual të MPJD për rrjedhën e deritanishme të qasjes së Kosovës me akterët rajonal dhe global si dhe planin e kësaj qeverie.

Ky seminar është mbajtur me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center - ATRC përmes Resilient Community Program dhe Këshillit të Evropës - Council of Europe.
Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë e martë, 8 qershor 20210

Diskutim i mbyllur për ndërtimin e koncensusit politik në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) më 8 Qershor ka mbajtur diskutimin e mbyllur me përfaqësues nga institucionet, partitë politike, organizatat joqeveritare dhe misionet e huaja në Kosovë, ku është diskutuar për rëndësinë e koncensusit dhe pajtimit të gjerë në fushën e politikës së jashtme, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë rrafsh, janë diskutuar ide nga akterët mbi alternativat e mundshme që do t’i mundësonin Kosovës që të artikulojë një qëndrim të qartë dhe pozicion sa më të favorshëm në sferën ndërkombëtare.
Ky aktivitet i parë do të vijohet me ngjarje të tjera të ngjashme në të ardhmen.
Seminari i Dytë i Shkollës Politike e martë, 25 maj 20210

Seminari i Dytë i Shkollës Politike

Prej 21-23 Maj PIPS ka mbajtur Seminarin e Dytë të Shkollës Politike për gjeneratën e 19-të.

Ky seminar ishte një gërshëtim i diskutimeve me ekspertë për ndikimin e ideologjisë politike në politika publike dhe shkëmbimit mes pjesëmarrësve.

Pjesëmarrësit u njohën më afër me pikëpamjet e të majtës dhe së djathtës për ekonomi dhe politika sociale; diskutuan nga një qasje pluraliste për ndërhyrjen e shtetit dhe tregun e lirë dhe punuan së bashku për të mbrojtur qëndrimet e tyre për propozime politikash të përzgjedhura.
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë e martë, 11 maj 20210

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
Seminari i parë i Shkollës Politike 2021 e diel, 21 mars 20210

Seminari i parë i Shkollës Politike 2021

Gjenerata e 19-të mbajti seminarin e parë me datën 19-21 Mars.

Ligjërues në këtë seminar ishin: Gëzim Visoka, Vjosa Musliu, Fisnik Korenica, Adri Nurellari, Ermal Hasmija, Ramadan Ilazi dhe Gëzim Krasniqi.
RSS
First567810121314Last
Aktivitetet më të shikuara
 
THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PUNË PRAKTIKE NË PIPS




































PIPS ka hapur thirrjen për aplikime për praktikantë/e me pagesë. Puna praktike është part-time (20 orë në javë) për 2 muaj (me pajtimin e dy palëve mund të zgjatet).

Praktikantët do të angazhohen në:
​- Organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitete që zhvillohen në kuadër të programeve të PIPS
- Asistencë në hulumtim dhe shpërndarjen e informacionit dhe publikimeve të prodhuara nga organizata
- Mbarëvajtjen e punëve administrative të zyrës

Kërkesat për aplikant​​ët:
​​- Të jetë Student/e i/e vitit të tretë apo të katërt në fushat e ​Shkencës Politike, Juridikut​, Ekonomikut, Politikave Publike dhe Administratës.
- Prapavijë e mirë akademike
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze
- Aftësi të mira të komunikimit, shkrimit dhe aftësi organizative
- Njohuri të mira teknologjike

​Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) është organizatë joqeveritare aktive në Kosovë që nga viti 2003. Programi kryesor i PIPS është Shkolla Politike, që organizohet që 18 vite tashmë dhe përfshin një rrjet prej më shumë se 600 alumni. Krahas kësaj, PIPS ka: Programin për Analiza të Politikës së Jashtme, Programin për Energji dhe Mjedis, Programin për Integrim Evropian dhe Qeverisje Cilësore. Aktivitetet kryesore të PIPS janë hulumtimi, rrjetëzimi dhe avokimi.

Misioni i PIPS është ngritja e kapaciteteve udhëheqëse të liderëve të rinjë brenda sektorëve të partive politike, shoqërisë civile, medias dhe biznesit, promovimi i praktikave të qeverisjes së mirë dhe vendimarrjes demokratike, përmirësimi i politikave të energjisë dhe mbrojtjes së ambientit, mbikëqyrja dhe përkrahja e integrimit të plotë të Kosovës në kornizën Euro-Atlantike, fuqizimi i dialogut politik dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.

Afati i fundit për aplikim është 21 Shkurt 2021.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV-në dhe një letër motivimi në e-mailin: shkolla.politike@gmail.com
Previous Article Deputetet kosovare dhe Shkolla Politike marrin pjesë në Forumin e tretë Parlamentar për Efiçiencë të Energjisë dhe Klimë
Next Article Konferenca informuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në Pejë
Print
27803 Rate this article:
No rating