Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike e hënë, 22 shtator 20250

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e martë, 29 korrik 20250

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e enjte, 10 korrik 20250

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë e mërkurë, 25 qershor 20250

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik e enjte, 29 maj 20250

Seminari i II-të i Shkollës Politike - Lidershipi dhe Komunikimi Politik

Këtë fundjavë organizuam seminarin e dytë të Shkollës Politike (Gjenerata 23), me fokus në një nga shtyllat më të rëndësishme të jetës demokratike: lidershipin dhe komunikimin politik. Përgjatë tri ditëve intensive, pjesëmarrësit nga fusha të ndryshme (shoqëria civile, parti politike, institucioneve publike dhe media) morën pjesë në diskutime interaktive, analiza rastesh dhe punëtori praktike, ku u trajtuan temat si parimet bazë të lidershipit etik dhe me vlera, aftësitë kyçe të komunikimit: të folurit në publik, tregimi i rrëfimeve (storytelling) dhe inteligjenca emocionale, modelet dhe stilet e lidershipit në kontekste politike, si të njohim dhe kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes, populizmin dhe dezinformimin si dhe mesazhet strategjike dhe ndërtimi i besimit publik nga liderët.

RSS
1345678910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Opinioni Publik në Kryeqytet: Vlerësimi i Kënaqshmërisë me Shërbimet Komunale

Mars 2022

Kjo analizë e politikave synon të vlerësojë performancën e komunës së Prishtinës gjatë mandatit të kaluar, bazuar në një anketë mbi kënaqësinë e publikut me shërbimet komunale.

Për ta bërë këtë, Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka realizuar një anketë përmes UBO Consulting në mesin e banorëve të Prishtinës. Anketa ofron informacion si për karakteristikat personale të të anketuarve ashtu edhe për perceptimet e tyre. Joçuditërisht, rezultatet tregojnë se ka një kënaqësi më të lartë me transportin publik dhe qendrat e mjekësisë familjare, dhe më pak me hapësirat e parkimit, trotuaret dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, shumica e të anketuarve janë të kënaqur deri në një masë me punën dhe performancën e kryetarit të komunës, kuvendit komunal dhe administratës së komunës. Problemet kryesore të evidentuara janë papunësia, infrastruktura rrugore dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Kjo analizë do t’u mundësonte vendimmarrësve të kuptojnë performancën e perceptuar të institucioneve vendore dhe të planifikojnë dhe të japin përparësi në përputhje me rrethanat.

Duke marrë parasysh rolin që qeveritë komunale luajnë në ofrimin e shërbimeve publike për popullatën, identifikimi i perceptimeve të qytetarëve dhe fushave të shqetësimit është me rëndësi të madhe për politikëbërësit në nivel lokal.
Print
9406 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2022