Aktivitetet më të shikuara
U mbajt Seminari i parë “Politikat e Punësimit për të rinjtë”
Në kuadër të projektit Promovimi i Punësimit të të Rinjëve Përmes Partneritetit Social dhe Bashkëpunimit u organizua seminari i parë me temën Politikat e Punësimit për të Rinjtë. Projekti i cili ka për fokus 3 komuna të Serbisë dhe 3 të Kosovës: Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Nishit, Vranjës dhe Leskovacit. Nga 6 pjesëmarrës nga secila Komunë (anëtarë të pushtetit lokal, bizenseve, OJQ-ve), do të punojnë bashkarisht në 18 muajt në vijim. Panelistët e Seminarit të pare ishin: Ramadan Ilazi, Irena Bacelic, Aleksandra Vladisavljevic, Jelena Milovanovic, Fatmir Haxholli, Slavo Djokic dhe Lorik Mullaademi. Prapavija e panelistëve përbën organet politike, institucionet arsimore dhe nismat private me qëllim të shkëmbimit të përvojave në uljen e numrit të papunësisë në të dy vendet.
Programet | |
Viti i publikimit | |