THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

THIRRJE PËR APLIKIM NË SHKOLLËN POLITIKE⁣⁣ 2021

1 dhjetor 2020

Shkolla Politike e Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e kandidatëve për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë (19).
Shkolla Politike është një ndër programet e para të edukimit joformal politik në Kosovë dhe programi më i vjetër që është ende aktiv. Që nga viti 2003 Shkolla Politike implementohet nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike me përkrahjen dhe nën ombrellën e Këshillit të Evropës. Qëllimi i programit është promovimi i një kulture të re politike për liderët e rinjë në përputhje me tre parimet kyçe të Këshillit të Evropës: demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Gjatë një viti kalendarik 30 pjesëmarrës nga partitë politike, media, shoqëria civile, administrata publike kanë mundësinë të ndjekin modulet me ligjërata, me folës eminentë vendorë dhe ndërkombëtarë. Programi aktualisht zbatohet në 22 vende të ndryshme të botës dhe të diplomuarit çertifikohen nga Këshilli i Evropës dhe Sekretari/ja e Përgjithshme e kësaj organizate.
e martë, 1 dhjetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (28329)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër

27 nëntor 2020

Me 27 Nëntor grupi i gazetarëve të Programit të PIPS për gazetarët në energji dhe ambient u takuan me Grupin e Deputetëve të Gjelbër (GDGJ).

Gazetarët patën mundësinë të njoftohen me objektivat afatshkurte dhe afatgjata të GDGJ dhe angazhimin e tyre në çështjet e mbrojtjes së mjedisit, dhe prioritizimin e tyre në agjendën nacionale.

Më tutje, diskutimi mbuloi cështjen e hidrocentraleve dhe situatës energjetike, orientimin e politikave zhvillimore kah qëndrueshmëria si dhe ngritjen e vetëdijes për mbulimin e temave mjedisore edhe nga mediat kosovare.
e premte, 27 nëntor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (22957)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

Diskutimi dhe publikimi i analizës për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë

25 nëntor 2020

Me 25 Nëntor PIPS publikoi analizën për fazën e dytë të racionalizimit të agjencive dhe rregullatorëve në Kosovë. Bashkë me përfaqësues nga institucionet kyce - kuvendi, ministria e administratës publike dhe agjencitë të përfshirura në këtë reformë diskutuam për mundësitë e fazës së dytë.

Si pjesë e prioriteteve politike të dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së në vitin 2016, për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, zbatimi i fazës së parë të kësaj reforme nuk është përmbyllur, e rrjedhimisht ka vonesa në zbatimin e fazës së dytë, që sipas planit të veprimit për zbatimin e tërë reformës, synohej të përmbyllej deri në fund të këtij viti.
e mërkurë, 25 nëntor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (23426)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

Punëtoria për raportimin mjedisor me gazetarët kosovarë

25 tetor 2020

Prej 13 deri më 20 tetor 2020 organizuam punëtorinë për raportim mjedisor me gazetarin gjerman Dirk Asendorpf dhe grupin e gazetarëve kosovarë të profilizuar në hulumtumin dhe shkrimin rreth çështjeve të mjedisit. Përgjatë katër sesioneve, në fasilitimin e ekspertit të huaj, gazetarët kosovarë patën mundësinë të dëgjonin për historinë e raportimit mjedisor, sfidat e tanishme, praktikat më të mira, këndet e raportimit, mënyrat e prezantimit të storieve si dhe përvojat nga Gjermania.

e diel, 25 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (23077)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

Mbahet seminari i tretë i Shkollës Politike 2020 me gjeneratën e 18-të

12 tetor 2020

Gjatë fundjavës së 9 tetorit PIPS mbajti seminarin e tretë të Shkollës Politike për gjeneratën e tetëmbëdhjetë me rradhë.
Ky seminar mbuloi temën "Politika e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare".

Me një grup të ekspertëve të fushës diskutuam dinamikat dhe teoritë kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë, veçanërisht ndërlidhjen e tyre me kontekstin e Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve diskutuam për ndërveprimin mes politikës së jashtme, teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të drejtës ndërkombëtare publike, Kosovën në kontekstin e ri rajonal dhe botëror; sfidat e sovranitetit të Kosovës dhe ç'njohjet si dhe Kosovën në kornizën shumëpalëshe dhe anëtarësimin potencial në NATO.
e hënë, 12 tetor 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (22935)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

Mbahet seminari i dytë i Shkollës Politike 2020

30 korrik 2020

Prej 21-23 Korrik dhe 28-30 Korrik u mbajt seminari i dytë i Shkollës Politike online. Përgjatë gjashtë ditëve pjesëmarrësit morrën pjesë në ligjërata nga ekspertë të politikave publike për fushat e ideologjisë politike dhe ndërlidhjes me politikat publike.

e enjte, 30 korrik 2020/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (26178)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
First45679111213Last