Number of search result: 13

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

Diskutimi mbi Reformën e Administratës Publike në Kosovë

14 korrik 2021

Më 14 Korrik PIPS mbajti diskutimin për ecurinë e reformës së administratës publike në Kosovë.

Diskutimi mblodhi hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues qeveritarë e shërbyes civilë për të folur për ngecjet dhe koordinimin e duhur për progresin e kësaj reforme të nevojshme.

Gjatë diskutimit u prezantua raporti përmbledhës për reformën e administratës publike, i punuar nga PIPS.

Kontribut në panel dhanë Znj. Venera Ramaj nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Z. Valon Gashi nga Zyra për Kritere Politike e Zyrës së Kryeministrit dhe Z. Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Pikat kryesore nga diskutimi ishin:
- Mungesa e vizionit dhe vullnetit politik si dhe jostabiliteti politik kanë ndikuar në stagnimin e reformës;
- Digjitalizimit të administratës publike duhet t'i vihet theks të veçantë si pjesë e reformës dhe për arsye të përfitimeve të cilat do të pasonin;
- Për krijimin e hovit për reformën duhet edhe të forcohet koordinimi ndërmjet nivelit lokal dhe qendror;
- Reforma nuk duhet të shihet vetëm si kusht nga BE-ja por edhe si mundësi për përafrimin me BE-në.
e mërkurë, 14 korrik 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (20331)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

Diskutim mbi Reformën e Sistemit të Inspektimeve në Kosovë

11 maj 2021

Më 11 Maj PIPS mbajti diskutimin për reformën e sistemit të inspektimeve në vend, ku morrën pjesë përfaqësues nga inspektoratet, ministritë përgjegjëse dhe shoqëria civile.

Gjatë kësaj ngjarje u prezantua analiza e PIPS si dhe u mbajt një diskutim mes pjesëmarrësve dhe panelistëve rreth aspekteve ligjore të reformës, kontekstit të tanishëm dhe pengesat e inspektorateve në lidhje me zbatimin e reformës.
e martë, 11 maj 2021/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (19961)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

Publikohet analiza dhe mbahet diskutimi Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë

11 korrik 2019

Me datën 7 Korrik Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikoi analizën e politikave “Racionalizimi i Agjencive të Pavarura dhe Rregullatorëve në Kosovë”. Analiza e hartuar pas një periudhe disamujore hulumtimi ofron një përshkrim të përgjithshëm të situatës aktuale të reformës së administratës publike, gjegjësisht zbatimit të racionalizimit të agjencive të pavarura, ekzekutive dhe rregullatorëve.

e enjte, 11 korrik 2019/Author: SuperUser Account/Numri i shikimeve (28298)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

29 shtator 2016

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Graçanicës dhe Parteshit. 

e enjte, 29 shtator 2016/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (23742)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS mban takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

26 shtator 2016

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e tretë për ofrimin e Asistencës Teknike për komunën e Pejës, Klinës, Istogut, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

e hënë, 26 shtator 2016/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (22956)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
PIPS mban takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

PIPS mban takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna

16 shtator 2016

PIPS, si pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve të qeverisë lokale dhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve”, ka mbajtur takimin e dytë për ofrimin e Asistencës Teknike për komunat veriore.

e premte, 16 shtator 2016/Author: Diona Kusari/Numri i shikimeve (22411)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
123