Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

Prezantimi i Vjetarit të Politikës së Jashtme (2024-25)

1 tetor 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike prezantoi sot Vjetarin e Politikës së Jashtme të Kosovës.

Raporti thekson një periudhë të karakterizuar nga marrëdhënie të tensionuara me partnerët kyç, progres i kufizuar në angazhimin shumëpalësh dhe ngecje në proceset e integrimit në BE dhe NATO. Përkundër arritjes së liberalizimit të vizave, diplomacia e Kosovës është përballur me sfida dhe pengesa të mëdha.

Diskutimi solli në pah rritjen e pasivitetit diplomatik të Kosovës, duke paralajmëruar për humbjen e drejtimit strategjik në politikën e jashtme. Një tjetër pikë kyçe ishte se si Kosova do të orientohet në një rend botëror në ndryshim, nga kornizat liberale drejt ripozicionimeve të reja gjeopolitike, dhe çfarë nënkupton kjo për pozicionimin e saj strategjik.

Në panel, Muhamet Brajshori dhe Ilir Deda ndanë reflektimet e tyre, duke theksuar respektivisht se Kosova ka “humbur busullën në raport me aleatët dhe jo-aleatët”, ndërsa “2025-ta do të mbahet mend si viti i humbjeve të mëdha në marrëdhëniet ndërkombëtare, një pengesë e vështirë për t’u rikuperuar, edhe me një qeveri të re.”

e mërkurë, 1 tetor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (7784)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët nga Forumet Rinore të Partive Politike

22 shtator 2025

Sot, më 22 shtator, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), mblodhi Kryetarët e Forumeve Rinore të partive politike në Kosovë, ku ata nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët, duke u zotuar për një kulturë politike me integritet, pa gjuhë të urrejtjes dhe pa dezinformim gjatë fushatave zgjedhore. Deklarata është një zotim moral dhe politik që dërgon mesazhin se politika mund të bëhet me respekt, dinjitet dhe transparencë.

Të rinjtë u zotuan se do ta luftojnë dezinformimin, gjuhën e urrejtjes dhe dhunën online, duke ruajtur etikën politike dhe duke mos toleruar dhunë në politikë apo në jetën publike.

e hënë, 22 shtator 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (10232)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

Seminari i IV-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 23-të) - Dialogu Politik dhe Negocimi

7 shtator 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizoi me sukses gjatë fundjavës Seminarin e 4-të të Shkollës Politike, me temën “Dialogu Politik dhe Negocimi: Mjete për Lidership Demokratik.” Ky seminar shërbeu si trajnim dhe punë praktike, me synim forcimin e aftësive të pjesëmarrësve në dialog, negocim dhe udhëheqje demokratike.

Gjatë tre ditëve intensive, pjesëmarrësit eksploruan parimet, praktikat dhe zbatimet konkrete të dialogut politik dhe negocimit si mjete thelbësore për ndërtimin e zgjidhjeve, nxitjen e bashkëpunimit dhe arritjen e qëllimeve të përbashkëta në qeverisje.

e diel, 7 shtator 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (8556)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i tretë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

29 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, më 29 korrik organizoi takimin e tretë të Forumit për Dialog Ndërpartiak.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të forumeve rinore të partive politike, të cilët patën mundësinë të diskutojnë për temën "Pse dhe si ka rëndësi kultura politike?" me z. Butrint Berisha.

e martë, 29 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (10550)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

10 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

e enjte, 10 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (11226)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

25 qershor 2025

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

e mërkurë, 25 qershor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (11858)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
245678910Last