Number of search result: 24

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

Dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet Kosovës dhe Finlandës: Vizita e delegacionit finlandez në Prishtinë, 27–29 shtator

2 tetor 2026

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Demo Finland, mirëpriti në Prishtinë një delegacion nga Finlanda gjatë vizitës së tij më 27–29 shtator 2026. Vizita krijoi hapësira për shkëmbim përvojash dhe diskutim mbi funksionimin parlamentar, dialogun ndërpartiak dhe forcimin e kulturës së bashkëpunimit politik.

Në kuadër të vizitës, PIPS organizoi një dialog ndërmjet deputeteve të Kuvendit të Kosovës dhe delegacionit parlamentar finlandez, me fokus në funksionimin e parlamenteve, bashkëpunimin pozitë–opozitë, dialogun ndërpartiak dhe shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve.

e premte, 2 tetor 2026/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (302)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

Tryeza dhe prezantimi i publikimit 'Raportimi i përgjegjshëm mbi ballafaqimin me të kaluarën dhe sfidat e medias në Kosovë'

15 korrik 2026

PIPS organizoi një tryezë diskutimi ku u prezantua publikimi mbi raportimin e përgjegjshëm të medias dhe përballjen me të kaluarën në Kosovë.

Gjatë tryezës, Besian Beha prezantoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore të Policy Brief-it, duke vënë në pah rëndësinë e raportimit profesional dhe të përgjegjshëm në trajtimin e çështjeve që lidhen me të kaluarën, drejtësinë tranzicionale dhe proceset e pajtimit në Kosovë. Prezantimi hapi diskutimin mbi mënyrën se si mediat ndikojnë në formësimin e narrativave publike, perceptimin e së kaluarës dhe debatin shoqëror rreth drejtësisë dhe llogaridhënies.

Profesionistë dhe përfaqësues të mediave ndanë komentet dhe përvojat e tyre profesionale, duke reflektuar mbi sfidat me të cilat përballen gazetarët gjatë raportimit për tema të ndjeshme, përfshirë përdorimin e gjuhës, verifikimin e informacionit, trajtimin e viktimave dhe kujdesin ndaj narrativave që mund të thellojnë ndarjet shoqërore. Diskutimi gjithashtu trajtoi mundësitë për forcimin e praktikave të raportimit që kontribuojnë në informimin e publikut dhe në një qasje më të kujdesshme ndaj proceseve të përballjes me të kaluarën.

e mërkurë, 15 korrik 2026/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (2039)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Takimi i dytë i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

10 korrik 2025

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me mbështetjen e Demo Finland, organizoi dje takimin e dytë të Forumit për Dialog Ndërpartiak. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive politike (të forumeve rinore, asambleistë të kuvendeve komunale) të cilët patën rastin të diskutojnë me ekspertin z. Kreshnik Gashi (Kryeredaktor dhe Redaktor Menaxhues i KALLXO.com).

Tema kryesore e diskutimit ishte “Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes”, faktorë që paraqesin sfida serioze për dialogun politik dhe stabilitetin shoqëror në Kosovë. Z. Gashi ndau me pjesëmarrësit mekanizmat e luftimit të dezinformimit, ndërsa pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete dhe shembuj të realitetit aktual, duke theksuar rëndësinë e luftimit të dezinformimit dhe promovimit të një komunikimi të përgjegjshëm dhe pa gjuhë nxitëse.

e enjte, 10 korrik 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (17295)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë

25 qershor 2025

Iniciimi i Platformës për Dialogun Ndërpartiak në Kosovë 

Instituti i Prishtinës për Studime Politike – PIPS, me përkrahjen e Demo Finland, të mërkurën organizoi takimin e parë të Forumit për Dialog Ndërpartiak, një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një platforme të re të dedikuar dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet të rinjve nga partitë politike në Kosovë.

Kjo inciativë synon të krijojë një hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha partitë politike të ndajnë përvojat, sfidat dhe të punojnë së bashku për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta.

e mërkurë, 25 qershor 2025/Author: Jon Krasniqi/Numri i shikimeve (17887)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

16 dhjetor 2024

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

e hënë, 16 dhjetor 2024/Author: Anonym/Numri i shikimeve (20636)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

27 nëntor 2024

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

e mërkurë, 27 nëntor 2024/Author: Anonym/Numri i shikimeve (21617)/Comments (0)/ Article rating: No rating
Kategoria: Aktivitetet
Etiketimet:
RSS
1234