Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike e mërkurë, 18 dhjetor 20240

Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbrëmë, në praninë e partnerëve, alumnistëve dhe mes miqësh, shënoi diplomimin e gjeneratës së 22-të, duke përmbyllur edhe një cikël të suksesshëm të programit të Shkollës Politike. Ky program ka qenë dhe vazhdon të jetë më shumë se një mundësi edukimi, është një nxitës për lidership dhe një themel për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse. 

Shkolla Politike vazhdon të angazhohet për gjithëpërfshirje dhe diversitet, që janë thelbësore për një shoqëri demokratike dhe progresive. 

Si çdo herë, në përmbyllje të programit të Shkollës Politike, reflektuam mbi sfidat që na përcollën gjatë vitit dhe pritjet për vitin vijues. 

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore' e hënë, 16 dhjetor 20240

Konferenca përmbyllëse e projektit 'Rruga drejt përdorimit efiçient vendor të burimeve natyrore'

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Akademia e Studimeve Politike (ASP), Komuna Suharekë dhe Bashkia Kurbin organizuan konferencën përmbyllëse të projektit “Rruga drejt përdorimit efiqient vendor të burimeve natyrore”, që u mbajt të premten, më 13 dhjetor. Ky projekt është pjesë e Programit IPA II për bashkëpunim ndërkufitar Shqipëri-Kosovë.

Gjatë konferencës, u prezantuan rezultatet e arritura gjatë dy viteve të implementimit të projektit, me fokus në përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe adresimin e sfidave klimatike.

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike e mërkurë, 27 nëntor 20240

Bashkëpunimi me Demo Finland rreth të rinjve në partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) në bashkëpunim me Demo Finland, priti një delegacion të politikanëve të rinj finlandezë, të diplomuar të Akademisë së Demokracisë në Finlandë, për një vizitë studimore me qëllim nxitjen e dialogut dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Kosovës dhe Finlandës. Kjo vizitë ofroi një platformë për të eksploruar sfidat dhe mundësitë për pjesëmarrje politike në mesin e të rinjve në Kosovë duke shkëmbyer përvojat finlandeze të bashkëpunimit shumëpartiak.

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut e martë, 26 nëntor 20240

Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut

Më 25 nëntor 2024, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), në bashkëpunim me Institutin Aziatik të Diplomacisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare (AIDIA) dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës organizuan forumin “Dialogu i Prishtinës – Ballkani dhe Azia e Jugut” , e cila u mbështet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Ky event i nivelit të lartë mblodhi për herë të parë aktorë kryesorë, politikëbërës, liderë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe media nga Kosova dhe Azia e Jugut (India, Nepali, Bangladeshi, dhe Shri Lanka) për të diskutuar mundësitë dhe sfidat e përbashkëta në fushën e demokracisë, bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik.

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja e enjte, 10 tetor 20240

Seminari i V-të i Shkollës Politike (Gjenerata e 22-të) - Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja

Gjatë këtij vikendi, nga data 4 deri më 6 Tetor, u mbajt seminari i V-të, që përkon me seminarin e fundit të gjeneratës së 22-të të Shkollës Politike të PIPS. Tema e këtij seminari ishte “Komunikimi Politik, Dezinformimi dhe Pjesëmarrja”, ku si element kishte më shumë punën në grupe dhe tema më praktike.

 

RSS
123468910Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminarin V i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminarin V i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor)

 

A mund të ketë demokraci të fortë pa parti politike që gëzojnë besimin e qytetarëve dhe pa liderë që mbajnë përgjegjësi ndaj tyre?

Kjo pyetje ishte në qendër të Seminarit V të Shkollës Politike, ku gjatë dy ditëve të diskutimeve trajtuam rolin e partive politike, rëndësinë e lidershipit të përgjegjshëm dhe sfidat e pjesëmarrjes demokratike në Kosovë.

Me Z. Artan Mustafa dhe Dr. Butrint Berisha, shqyrtuam se si kanë evoluar partitë dhe organizimi politik, nga ndarjet tradicionale ideologjike dhe zhvillimi historik i mendimit politik në Kosovë, deri te populizmi, ndryshimet në sjelljen e votuesve dhe sfidat me të cilat përballen partitë sot. Si ka ndikuar e kaluara në formësimin e sistemit tonë politik dhe sa po arrijnë partitë t'u përgjigjen pritshmërive të qytetarëve?

Me z. Valon Kurhasani, diskutimi u përqendrua te një sfidë thelbësore për demokracinë: si mund të rilidhen partitë politike me qytetarët? Pse po rritet distanca ndërmjet tyre dhe si mund të krijohen mundësi për pjesëmarrje më kuptimplote, veçanërisht për të rinjtë dhe grupet që shpesh mbeten jashtë vendimmarrjes?

Një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe përfaqësimit dhe lidershipit të grave në politikë. Me znj. Hykmete Bajrami, diskutuam për sfidat që gratë hasin brenda strukturave partiake dhe për një dallim të rëndësishëm: a mjafton të rritet numri i grave në politikë, apo duhet të sigurohet edhe hapësira reale që ato të ndikojnë në vendimmarrje?

Në përmbyllje, me Prof.Ibrahim Berisha, iu kthyem historisë së Kosovës gjatë viteve '90, duke reflektuar mbi kulturën politike të rezistencës, ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rolin e solidaritetit qytetar në krijimin e besimit dhe organizimit politik.

Me këto diskutime, përmbyllëm Seminarin V me temën Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike, duke reflektuar mbi mënyrat se si partitë, liderët dhe qytetarët mund të kontribuojnë në një demokraci më përfaqësuese, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

---

Can democracy be strong without political parties that earn citizens' trust and leaders who are accountable to them?

This question was at the heart of Seminar V of the School of Politics, where two days of discussions focused on the role of political parties, the importance of responsible leadership, and the challenges of democratic participation in Kosovo.

With Mr. Artan Mustafa and Dr. Butrint Berisha, we explored how political parties and political organization have evolved, from traditional ideological divisions and the historical development of political thought in Kosovo to populism, changing voter behaviour, and the challenges political parties face today. How has the past shaped our political system, and to what extent are political parties meeting citizens' expectations?

With Mr. Valon Kurhasani, we turned to a fundamental challenge for democracy: how can political parties reconnect with citizens? Why is the distance between them growing, and how can more meaningful opportunities for participation be created, particularly for young people and groups often excluded from decision-making?

We also dedicated particular attention to women's representation and leadership in politics. With Ms. Hykmete Bajrami, we discussed the barriers women face within political party structures and an important distinction: is increasing the number of women in politics enough, or must we also ensure they have genuine opportunities to influence decision-making?

In our closing session, with Prof. Ibrahim Berisha, we reflected on Kosovo's history during the 1990s, exploring the political culture of resistance, the establishment of independent institutions, and the role of civic solidarity in building trust and political organization.

With these discussions, we concluded Seminar V on Political Parties, Responsible Leadership, and Democratic Participation, reflecting on how political parties, leaders, and citizens can contribute to a more representative, inclusive, and accountable democracy.

The School of Politics programme is supported by the Council of Europe and Demo Finland.

Next Article Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë
Print
70 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026