e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First232425262728293032
Aktivitetet më të shikuara
 
Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Takim ndërpartiak me të rinjtë e partive politike në Gjakovë

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) zhvilloi dje në Gjakovë një takim me të rinjtë e partive politike, me pjesëmarrje nga të gjitha partitë parlamentare (Lëvizja Vetëvendosje - LVV, Partia Demokratike e Kosovës - PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës- LDK, dhe Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës - AAK).

Takimi u fokusua në trajektoren e mendimit dhe organizimit politik shqiptar në Kosovë, nga viti 1918 deri në ditët e sotme, duke hapur diskutimin mbi traditat e ndryshme politike që kanë ndikuar në zhvillimin e shoqërisë dhe politikës kosovare.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu për trashëgiminë politike dhe ideologjike, ndikimin e saj te votuesit, ndryshimet nga agjendat nacionaliste drejt atyre liberale e demokratike, si dhe për ndikimin e ndryshimit të rendit botëror në angazhimin politik në Kosovë.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe apatisë politike dhe kuptimit të ideologjisë në politikën bashkëkohore: A vazhdon ideologjia të ketë rëndësi për votuesit? Çfarë ka mbetur nga traditat politike të së kaluarës dhe si po reflektohen ato në politikën e sotme?

Takime të tilla synojnë të krijojnë hapësira ku të rinjtë nga përkatësi të ndryshme politike mund të diskutojnë, dëgjojnë njëri-tjetrin dhe ndërtojnë një kulturë të dialogut politik përtej dallimeve partiake.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të punës së PIPS për dialogun ndërpartiak dhe fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën politike të Kosovës, me mbështetjen e Demo Finland.

Previous Article Seminarin V i Shkollës Politike: Partitë Politike, Lidershipi i Përgjegjshëm dhe Pjesëmarrja Demokratike (9-11 tetor)
Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
2745 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026