e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First232425262728293032
Aktivitetet më të shikuara
 
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga. Në takim ishin pjesëmarrës përfaqësuesit e Shoqërisë Civile, në krye me PIPS. Aty u diskutua agjenda e Kosovës për anëtarësim të shtetit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidentja Znj. Atifete Jahjaga në një postim në Facebook vlerësoi punën e PIPS dhe organizatave tjera. Ajo tha se anëtarësim në Komisionin e Venedikut ishte një hap i rëndësishëm dhe kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të gjithë palëve të përfshira të intensifikohet, në mënyrë që edhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur. Drejtoresha Ekzekutive e PIPS Leonora Kryeziu vlerësoi lartë rëndësinë e takimit me Presidenten e vendit duke ditur se procesi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë kërkon një përfshirje të gjerë të faktorit politik dhe shoqërisë civile.

Previous Article Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017
Next Article PIPS mban takimin e parë për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna
Print
44060 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2015