e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

RSS
First2122232425262729
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i parë i Shkollës Politike – Kosova, Demokracia, dhe Shtetësia në një rend gjeopolitik në ndryshim - Përmbledhje e tre ditëve
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i parë i Shkollës Politike – Kosova, Demokracia, dhe Shtetësia në një rend gjeopolitik në ndryshim - Përmbledhje e tre ditëve

U përmbyll me sukses seminari i parë i Shkollës Politike, i fokusuar në Kosovën, demokracinë dhe shtetësinë në një rend gjeopolitik në ndryshim.

Dita 1 vendosi bazat e diskutimit duke trajtuar kontekstin global dhe rajonal, nga ndryshimet në rendin botëror dhe implikimet për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën, te roli i marrëdhënieve transatlantike dhe presionet në rritje ndaj demokracisë, përfshirë populizmin dhe polarizimin politik.

Dita 2 u fokusua në rrugëtimin e Kosovës, nga shtetndërtimi deri te sfidat aktuale demokratike. Diskutimet trajtuan performancën e institucioneve, besimin publik dhe rreziqet që polarizimi politik paraqet për dialogun demokratik dhe kohezionin shoqëror.

Dita 3 e orientoi diskutimin drejt së ardhmes, duke trajtuar të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve si shtyllë të shtetësisë dhe integrimit evropian, si dhe rolin e mekanizmave kushtetues në ruajtjen e stabilitetit institucional dhe forcimin e qëndrueshmërisë demokratike.

Falënderim i veçantë për kontribuesit dhe ligjëruesit tanë, Dr. Gëzim Visoka, z. Agon Maliqi, z. Adri Nurellari, Dr. Ramadan Ilazi, znj. MaryAnne Hennessey, z. Miodrag Milicevic dhe znj. Gresa Caka Nimani, si dhe për të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit për këtë fundjavë të vlefshme diskutimesh.

Shkolla Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës, Demo Finland, dhe Konrad-Adenauer Stiftung Kosovo.

 

Previous Article Takimi me gjeneratën e 24-të të Shkollës Politike
Next Article Policy Pitch Night 2025
Print
272 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026