e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Kosova si një akter racional në shoqërinë ndërkombëtare - Rasti i kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Kosova si një akter racional në shoqërinë ndërkombëtare - Rasti i kundërshtimit të ekstremizmit të dhunshëm

Shtator 2021

A është Kosova akter racional dhe anëtar përgjegjës i bashkësisë demokratike ndërkombëtare?

Në punimin e fundit PIPS ka analizuar qasjen dhe rolin e Kosovës në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Publikimi hedh dritë mbi shembujt dhe rastet që tregojnë se:
Në luftën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kosova është demonstruar si akter racional, duke marrë përgjegjësinë për riatdhesimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj nga zonat;
Institucionet e Kosovës kanë treguar kapacitet për të marrë përsipër dhe për të përmbushur angazhimet globale që kontribuojnë në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare;
Kosova gëzon tolerancë fetare por raportimi i mediave ndërkombëtare ka krijuar përshtypjen se vendi është i rrënuar nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi;
Tutje, Kosova ka identifikuar edhe radikalizimin etno-politik si të dëmshëm për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e tij.

Ky publikim është pjesë e Programit të Komunitetit të Qëndrueshëm të Konsorciumit të OJQ-ve (ATRC, BIRN, PEN dhe PIPS) i zbatuar përmes GCERF, i mbështetur nga USAID dhe Ambasada e Holandës. Përmbajtja e këtij dokumenti të politikës është përgjegjësi e vetme e PIPS dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e GCERF, USAID, Ambasadës së Holandës ose anëtarëve të Konsorciumit.
Print
8105 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)