e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First192021222324252628
Aktivitetet më të shikuara
 
Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Ndikimi i pandemisë në diplomacinë kosovare - Asambleja e Përgjithshme e OKB

Qershor 2020

Efektet e pandemisë në politikën e jashtme janë të shumta. Covid-19 ka pasur impakt serioz në relacionet dhe komunikimin mes shteteve, kësisoj e ka transformuar në tërësi diplomacinë ditore. Për më shumë, nëse një vaksinë nuk do të gjendet në një periudhë të afërme, atëherë ka të ngjarë se pandemia do të prodhojë ndryshime në fuqinë e shteteve, pra duke rikonfiguruar njëherë e përgjithmonë aspekte me rëndësi politike, ekonomike dhe diplomatike, jo vetëm të shteteve të vogla, por edhe të superfuqive. Bazuar mbi këtë, mund të thuhet se efektet e Covid-19 në politikën ndërkombëtare janë thelbësore, por forma dhe shkalla e tyre përfundimtare mbeten për t'u vlerësuar si duhet.

Në këtë shkresë avokuese do të sjellet në sipërfaqe një aspekt me pasoja të vërejtshme, që është pakësimi i ndërveprimit fizik dhe takimeve ndërmjet përfaqësuesve të shteteve. Mbyllja e kufijve dhe kufizimi i lëvizjes së njerëzve në nivel global, ka bërë që vizitat zyrtare të anulohen ose të shtyhen, ndërkaq takimet diplomatike të kalojnë në kuadrin e platformave virtuale.

Print
8724 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2020

Dokumente(t)