e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Deri në çfarë mase është integruar programi elektoral i Vetëvendosjes në Programin Qeveritar?
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Deri në çfarë mase është integruar programi elektoral i Vetëvendosjes në Programin Qeveritar?

Shtator 2021

Raporti trajton nivelin e integrimit të premtimeve elektorale në programin qeverisës, rrjedhimisht dhe rëndësinë e fizibilitetit dhe llogaridhënies rreth premtimeve elektorale.

Shkalla e rezultateve elektorale të Vetëvendosjes, për herë të parë në periudhën pas vitit 1999 lejoi që një parti politike në Kosovë të formojë qeverinë me mbështetjen e vetme të partive politike jo-shumicë.

Ky raport i shkurtër ka diskutuar përmbajtjen e Programit Qeveritar të Republikës së Kosovës 2021-2025, në lidhje me programin elektoral të Vetëvendosjes, rezultatet tregojnë se grupi më i lartë i këtyre premtimeve nuk është i integruar në programin qeverisës, duke përbërë një shifër prej rreth 48%.

Të dhënat janë zgjedhur dhe kategorizuar nga Lëvizja FOL, ndërsa raporti është përgatitur nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS). Raporti është punuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, në kuadër të projektit "Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies për reforma".
Print
9767 Rate this article:
No rating
Programet
  • Qeverisja cilësore