e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

RSS
First1920212223242527
Aktivitetet më të shikuara
 
Integrimi shumëpalësh i Kosovës - Qershor 2018
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Integrimi shumëpalësh i Kosovës - Qershor 2018

Qershor 2018

Që nga viti 2008 Kosova është bërë anëtare e disa organizatave të rëndësishme shumëpalëshe rajonale dhe botërore: Banka Botërore, Fondin Montear Ndërkombëtar (IMF), Komisionin e Venecias, Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), Bankën Zhvillomore të Këshillit të Evropës (CEB) dhe Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC). Në të njëjtën kohë, Kosova vazhdon të mbetet jashtë disa organizmave të rëndësishëm, ndoshta më e rëndësishmja prej këtyre, Organizata e Kombeve të Bashkuara. Krahas shtrirjes diplomatike dhe njohjeve dypalëshe, integrimi shumëpalësh ka qenë një shtyllë me rëndësi e shtetformimit të Kosovës në dhjetë vitet e para të ekzistencës. Integrimi shumëpalësh përbën një mundësi të mirë për Kosovën, për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar, për të harmonizuar legjislacionin me shtetet tjera anëtare por edhe si mundësi për të ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Print
7673 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018

Dokumente(t)