Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017 e enjte, 9 nëntor 20170

Shkolla Politike në Forumin Botëror për Demokraci në Strasburg 2017

Shkolla Politike e Prishtinës morri pjesë në Forumin Botëror për Demokraci, i cili u mbajt prej 8-10 Nëntor. Forumi Botëror për Demokraci organizohet nga organizata e Këshillit të Evropës. 

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?" e premte, 3 nëntor 20170

Tryeza "Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova?"

Me datën 3 Nëntor 2017, PIPS dhe GLPS organizuan tryezën: Procesi i Integrimit Evropian: Ku qëndron Kosova? Në këtë tryezë GLPS poashtu publikoi analizën e politikave: “Kosova, Integrimi Evropian dhe Marrëveshja e Stabilizim Asociimit: Një analizë mbi perceptimet e qytetarëve”.
 

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike e diel, 24 shtator 20170

Seminari "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik" me gjeneratën 2017 të Shkollës Politike

Në datat 23-24 Shtator 2017, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e V-të, me temën "Partitë Politike dhe Komunikimi Politik". 

Mbahet seminari "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" me Shkollën Politike e diel, 2 korrik 20170

Mbahet seminari "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale" me Shkollën Politike

Në datat 1-2 Korrik, Shkolla Politike e Prishtinës organizoi seminarin e tretë, me temën "Politika e Jashtme dhe Siguria Nacionale". 

Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat" e mërkurë, 3 maj 20170

Ligjërata "Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat"

Më 3 Maj, Instituti i Prishtines për Studime Politike në bashkëpunim me Cambridge Academy of Global Affaris, organizoi ligjëratën: Njohja Diplomatike e Kosovës - Arritjet dhe Sfidat. 

RSS
First2122232426282930Last
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)
Jon Krasniqi
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari IV i Shkollës Politike: Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik (Gjenerata 24)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) përmbylli Seminarin IV të Shkollës Politike, kushtuar temës “Komunikimi Politik, Media, Dezinformimi dhe Integriteti i Debatit Demokratik”.

Gjatë tri ditëve, pjesëmarrësit diskutuan mbi rolin e medias në një demokraci, sfidat e komunikimit politik dhe ndikimin e dezinformimit në mënyrën se si qytetarët e kuptojnë realitetin politik.

Seminari u hap me diskutime mbi lirinë e medias dhe rolin e saj në kërkimin e llogaridhënies nga pushteti. Me Dr. Flutura Kusarin, pjesëmarrësit trajtuan lirinë e shprehjes, qasjen në dokumente publike dhe rolin e mediave të pavarura në mbikëqyrjen e institucioneve. Një pjesë e veçantë iu kushtua edhe padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), ndikimit të tyre në gazetari dhe rrezikut që presioni ligjor të çojë në vetëcensurë.

Dita e dytë u përqendrua në dezinformimin, manipulimin e informacionit dhe komunikimin politik. Me z. Kreshnik Gashi, pjesëmarrësit shqyrtuan mënyrën se si narrativat manipuluese funksionojnë dhe fuqizohen në mjedise të polarizuara, si dhe ndikimin e emocioneve, algoritmeve dhe flluskave informative në perceptimin e publikut.

Në vijim, me z. Neritan Sejaminin, diskutimi u zhvendos te komunikimi përmes emocioneve, rrëfimit dhe ndikimit. Pjesëmarrësit eksploruan mënyrën se si ndërtohen historitë politike dhe çfarë e bën një mesazh të qartë, të besueshëm dhe koherent. Një prej ideve që përmblodhi diskutimin ishte: “Jo fjalët që thua ti – fjalët që dëgjojnë ata.”

Dita e fundit u fokusua në raportin mes medias, politikës, pushtetit dhe publikut, me z. Lirim Mehmetaj dhe z. Osman Stafa. Diskutimi trajtoi disa nga dilemat me të cilat përballen gazetarët sot: kufirin mes gazetarisë kritike dhe aktivizmit politik, raportin mes paanshmërisë dhe interesit publik, si dhe pyetjen se kush e formëson narrativën politike, politikanët, mediat, platformat apo vetë publiku.

Në këtë kuadër, pjesëmarrësit reflektuan edhe mbi një prej sfidave themelore të debatit demokratik: si ndërtohet dhe ruhet besimi i publikut në një mjedis të mbushur me narrativa dhe burime të shumta informacioni.

Në ditën e fundit, Seminarit iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga Akademia e Studimeve Politike, duke sjellë perspektiva të reja dhe duke pasuruar shkëmbimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Tri ditët e seminarit krijuan hapësirë për diskutim, reflektim dhe punë praktike mbi mënyrën se si komunikimi, media dhe informacioni ndikojnë në cilësinë e debatit publik dhe në besimin e qytetarëve ndaj institucioneve demokratike.

Programi i Shkollës Politike mbështetet nga Këshilli i Evropës dhe Demo Finland.

Next Article Deklaratë e përbashkët e organizatave të shoqërisë civile
Print
29 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2026