e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First171819202122232426
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë

Gjatë datave 3-4 Dhjetor u mbajt seminari i katërt dhe i fundit i Shkollës Politike për vitin 2021. Seminari u fokusua në funksionimin e partive politike dhe komunikimin politik.

Në ditën e parë diskutuam me Adem Beha, profesor në Universitetin e Prishtinës për partitë si agjentë të demokratizimit në shoqëri, dimensionet e demokracisë, ideologjitë dhe opinioni publik.
Dita vazhdoi me Albert Krasniqi, Drejtor i Programeve Demokraci Plus, me të cilin diskutuam për reformën zgjedhore, më konkretisht u diskutua se si do të dukej sistemi zgjedhor më demokratik duke analizuar shembuj praktik qysh nga ilustrimet e pikturave dhe artifakteve nga e kaluara e deri tek metodat e sofistikuara moderne në sistemet zgjedhore.
Tutje, u diskutuan sfidat praktike në organizimin e zgjedhjeve në Kosovë nga këndi i shoqërisë civile dhe të gjeturat nga proceset e monitorimit të zgjedhjeve.

Në ditën e dytë diskutuam për format e komunikimit politik gjatë fushatave elektorale si mjete të influencës, me Neritan Sejamini.

Në përfundim të seminarit, u mbajt ceremonia përmbyllëse dhe ndarja e certifikatave për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të Shkollës Politike.
Previous Article PIPS nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Diplomatike të Kosovës
Next Article Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian
Print
18999 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020