e premte, 1 korrik 2016

U mbajt Seminari i parë “Politikat e Punësimit për të rinjtë”

Në kuadër të projektit Promovimi i Punësimit të të Rinjëve Përmes Partneritetit Social dhe Bashkëpunimit u organizua seminari i parë me temën Politikat e Punësimit për të Rinjtë.

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e martë, 28 qershor 20160

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

RSS
First1920212223242628
Aktivitetet më të shikuara
 
Sektori i energjisë në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet e gazifikimit
Diona Kusari
/ Kategoria: Publikimet

Sektori i energjisë në Kosovë: Bashkëpunimi rajonal dhe projektet e gazifikimit

Korrik 2021

Kosova është në një udhëkryq sa i përket sektorit të energjisë: "rritje ekonomike tani - zgjidhja e efekteve negative më vonë" apo "zhvillimi i qëndrueshëm".

Pjesë e zgjidhjes së qeverisë kosovare do të jenë edhe projektet e rëndësishme të gazifikimit të cilat priten të zhvillohen.

Publikimi jonë i fundit sqaron zhvillimit e infrastrukturës dhe projekteve të gazifikimit në Kosovë.

Këto projekte janë tejet të rëndësishme dhe shihen si një mundësi e mirë për:

1. kalimin nga lëndët djegëse fosile me përmbajtje të lartë të karbonit (qymyri dhe nafta) në ato me përmbajtje të ulët (gazi)
2. sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurtë me energji
3. rritjes së bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe aktorët ndërkombëtarë
4. krijimit të stabilitetit energjetik të nevojshëm për integrimin e burimeve të ripërtërishme
5. plotësimin e kërkesave dhe detyrimeve nga Komuniteti i Energjisë dhe procesi i integrimit evropian
Print
9593 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti
  • Integrimi evropian
Viti i publikimit
  • 2020