e premte, 1 korrik 2016

U mbajt Seminari i parë “Politikat e Punësimit për të rinjtë”

Në kuadër të projektit Promovimi i Punësimit të të Rinjëve Përmes Partneritetit Social dhe Bashkëpunimit u organizua seminari i parë me temën Politikat e Punësimit për të Rinjtë.

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare e martë, 28 qershor 20160

U mbajt Seminari Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Shkolla Politike organizoi Seminarin e tretë me temën Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi tema si: marrëdhëniet dypalëshe dhe marrëdhëniet shumëpalëshe në mes shteteve në Ballkan, të ardhmen Evropiane të Rajonit dhe procesin e zgjerimit, Politikën e Jashtme të shtetit të Kosovës si dhe rolin e SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë në Ballkan.

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në e premte, 24 qershor 20160

U mbajt trajnimi i hulumtuesve për publikimin në lidhje percepcionet e kosovarëve mbi MSA-në

Me datën 22 Qershor, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi trajnimin e hulumtuesve që do të jenë në terren përgjatë datave 27 qershor-3 korrik, për mbledhjen e të dhënave të hulumtimit për percepcionet e kosovarëve në lidhje me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

RSS
First1920212223242628
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i tretë i Shkollës Politike: Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare

Me datat 31 Maj dhe 1-2 Qershor Shkolla Politike mbajti Seminarin Politika e Jashtme dhe Siguria Kombëtare. Seminari trajtoi aspekte të të drejtës ndërkombëtare, teori të marëdhënieve ndërkombëtare, integrimin në BE të rajonit të Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet vendeve të rajonit, integrimin shumëpalësh të Kosovës, aspektet e sigurisë në kuadër të tranzicionit të FSK-së dhe marrëdhënieve me NATO-n dhe dialogun Kosovë-Serbi. Ligjërues në këtë seminar ishin Blerim Reka, Gjylieta Mushkolaj, Mark Baskin, Veton Surroi, Sabri Kiçmari, Fatmir Limaj dhe Enver Hasani.

Previous Article Mbahet tryeza e diskutimit: "Anëtarësimi i Kosovës në Organizata Ndërkombëtare: Këshilli i Evropës dhe INTERPOL"
Next Article Gazetarët e Programit për Energji dhe Ambient takohen me Grupin e Deputetëve të Gjelbër
Print
28818 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2019