e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Ceremonia e diplomimit të Gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike

21 VJET ME SHKOLLËN POLITIKE!

Teksa presim një vit premtues përpara, Shkolla Politike shënon konkludimin e programit të sivjetshëm dhe diplomimin e gjeneratës së 21-të të Shkollës Politike, duke e përmbyllur këtë rrugëtim me sukses.

Ceremonia e graduimit për gjeneratën e 21-të simbolizon fundin e një viti tjetër akademik i cili shërbeu edhe si një moment ritakimi me grupin tonë të alumnive.
Brezi i kaluar i Shkollës Politike morrën gjithashtu pjesë në ceremoni, duke sjellë një ndjenjë vazhdimësie dhe lidhjeje ndër breza. Ndarja e përvojave dhe shënimi i arritjeve të grupit të alumni-ve të sapo shtuar (gjenerata e 21-të), krahas pjesëmarrjes së gjeneratës së 20-të, ishte një kënaqësi për të gjithë ne.

Gjeneratës së fundit i urojmë sukses dhe shpresojmë që ky të jetë fillimi i bashkëpunimit tonë me një rrjet alumni që sa shkon e zgjerohet.

Le të vazhdojnë njohuritë, aftësitë dhe pasioni juaj të formësojnë të ardhmen e vendit tonë.

Falenderim i veçantë për Këshillin e Evropës, që për më shumë se dy dekada mundëson organizimin e Shkollës Politike, si dhe Konrad-Adenauer-Stiftung Kosovo për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Previous Article Seminari i III-të të Shkollës Politike - Gjenerata 21 (Siguria Nacionale dhe Politika e Jashtme)
Next Article SHKOLLA POLITIKE E PRISHTINËS KA HAPUR KONKURSIN PËR PRANIMIN E KANDIDATËVE PËR GJENERATËN E NJËZET E DYTË (22).
Print
7664 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2023