e premte, 27 maj 2016

PIPS organizon tryezën për diskutim mbi ligjin e ri të Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore.

e hënë, 25 prill 2016

Po mbahet Seminari i dytë i Shkollës Politike

Këtë vikend po mbahet Seminari i dytë Gjeneratës së trembëdhjetë të Shkollës Politike. Tema e këtij Seminari është Demokracia dhe Zhvillimi, ndërsa debatet do të trajtojnë koncepte si: modelet e zhvillimit, kompetencat e nivelit lokal dhe nivelit qendror politik në zhvillimin e një vendi, lidhjen e sundimit të ligjit me zhvillimin ekonomik etj.

e enjte, 18 shkurt 2016

PIPS në Buletinin e Këshillit të Evropës

Në Newsletter-in e fundit të Këshillit të Evropës, që përmbledh aktivitetet e Shkollave Politike është përmendur publikimi i PIPS rreth “Gadishmërisë së Kosovës për të përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës: Një qasje krahasuese”

e enjte, 11 shkurt 2016

U mbajt punëtoria me OJQ-të për rritjen e dialogut publik rreth Efiçencës së Energjisë

Aktiviteti është përkrahur nga Fondi Regjional i hapur i GIZ-it për Evropen Jug-lindore- Projekti EE në kuadër te dialogut publik për përdorim të qëndrueshëm të energjisë.

e diel, 6 dhjetor 2015

PIPS nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në Sarajevë

Më 4 Dhjetor në Sarajevë Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka nënshkruar marrëveshje që përfshin shtatë vendet e rajonit të Evropës Jug-lindore, Forumin Baltik të Ambientit Gjerman (BEF) dhe German Organisation Deutsche fur Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

RSS
First1718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari për Edukim Politik për të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian

​Së bashku me 20 pjesëmarrës/e, të rinjë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, 5 ligjërues/e të shkencave politike e juridike​, kemi përmbyllur Seminarin për Edukim Politik tejet të suksesshëm.

Seminari u pilotua si një format i ri për të rinjtë e komuniteteve jo-shumicë inspiruar nga programi i Shkollës Politike, dhe patëm kënaqësinë të dëshmojmë energjinë e këtyre të rinjëve për të avokuar për avancimin e pozitës së komunitetit të tyre dhe kapacitetin e një formati të tillë të shërbejë si një hapësirë bashkëpunimi për definimin e ideve e kërkesave të përbashkëta.

Pjesëmarrësit/et ishin një grup divers dhe tejet të zëshëm, 14 prej të cilëve ishin aktiv në organizata të ndryshme të shoqërisë civile për avokim - edukim - lobim, 5 ishin pjesë e partive politike, 4 punonin në institucione të vendit, e gjithashtu 2 prej tyre ishin aktivë në fushën e artit dhe kulturës.

Në ditën e parë patëm nderin të dëgjojmë nga Prof. Gjylieta Mushkolaj për kornizën ligjore për të drejtat dhe liritë e komuniteteve, si dhe sfidat për përdorimin e mekanizmave të ndarjes së pushtetit për avancimin e pozitës së këtyre komuniteteve.

Në ditën e dytë u diskutua për funksionet e shtetit, pjesëmarrjen dhe përfaqësimin politik, partitë politike dhe procesin zgjedhor me Prof. Fisnik Korenica, Prof. Ermal Hasimja dhe Z. Ismet Kryeziu.

Në ditën e fundit pjesëmarrësit/et bashkëbiseduan me Dr. Ramadan Ilazi për konceptet rreth shtetit dhe kombeve, si dhe diskutuan mes vete për pengesat kyçe me të cilat po përballet Kosova.

​Ky program ​u zbatua ​në kuadër të ROMACTED II, me mbështetjen e Zyres së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Previous Article Seminari i katërt i Shkollës Politike 2021 dhe ceremonia e diplomimit për gjeneratën e nëntëmbëdhjetë
Next Article Tryeza "Kthimi i faqes drejt një kapitulli të ri? Ndërtimi i besimit mes Kosovës dhe Serbisë"
Print
19118 Rate this article:
No rating
Programet
  • Shkolla Politike
Viti i publikimit
  • 2020