e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First161718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Seminari i parë i Shkollës Politike 2020
SuperUser Account
/ Kategoria: Aktivitetet

Seminari i parë i Shkollës Politike 2020

Gjenerata e 18-të e Shkollës Politike sot ka mbajtur seminarin e parë Shteti dhe Shoqëria: Orientimi Politik, Qeverisja dhe Rendi Politik.  ⁣

Gjatë ligjëratave ndër tjera pjesëmarrësit kanë pasur rastin të diskutojnë për: fillet e shtetit dhe qeverisjes; drejtësinë dhe sistemin e drejtësisë si parashtyllë e shtetit; shtetshmërinë si koncept në raport me ligjin ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare; mënyrat e shpalljes së shteteve; konceptet e rendit qeverisës; përfaqësimin në qeverisje etj; përgjegjësinë e Kosovës për përmbushjen e reformave të procesit të integrimit në BE vis-a-vis zhvillimeve të fundit në BE dhe implikimet e politikës së zgjerimit; historikun e krijimit të sistemeve politike; dizajnimin dhe dimensionet e sistemit politik të Republikës së Kosovës; legiitimitetin e shtetit si koncept dhe si praktikë; shtetndërtimin përmes intervenimit ndërkombëtar;ndërtimi i shtetit përballë çështjes së kombit në rastin e Kosovës, faktorët që ndërhyjnë në qeverisje dhe pse shtetet dështojnë.

Seminari u përfundua me diskutime për temat kryesore në politikën kosovare momentalisht: Për drejtësinë tranzicionale, dokumentimin, situatën e krijuar dhe çka na pret në lidhje me krimet e luftës dhe paqe-ndërtimin; rrethanat momentale dhe objektivat e procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Ndër tjera pjesëmarrësit patën mundësinë të takohen me Znj. Doris Pack dhe të bisedojnë për sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe shtetet evropiane.

Previous Article Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”
Next Article PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”
Print
19949 Rate this article:
No rating
Programet
  • Energjia dhe ambienti