e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First161718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

Diskutimi tematik: “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”

Me 3 Korrik, Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizoi diskutimin “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse”. Pjesë e panelit ishin: Enver Hoxhaj (Zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës); Ilir DEDA (Deputet dhe Anëtar i Komisionit për Integrime Evropiane) dhe Gëzim VISOKA (Ligjërues dhe hulumtues në Universitetin e Dublin).
Në këtë ngjarje u diskutua për marrëdhëniet e Kosovës me pesëshen mosnjohëse, nga një kontekst i dhjetë viteve shtetësi, por edhe atij aktual. Mes tjerash, Zëvëndëskryeministri Hoxhaj e vlerësoi mosnjohjen nga këto pesë vende si një nga pjesët më negative të shtetndërtimit të Kosovës. Mosnjohjen nga këto vende ai e shpjegoi kryesisht mbi argumente historike dhe kulturore dhe probleme të brendshme të këtyre vendeve me minoritetet. Tutje, Zëvëndëskryeministri Hoxhaj vlerësoi raportet miqësore të Kosovës me këto shtete dhe u shpreh i bindur se nuk do të ndikojnë vendimin për liberalizimin e vizave.
Deputeti Ilir Deda vlerësoi se përbashkimi Euro-atlantik dhe Trans-Atlantik është duke u dobësuar dhe kjo shkon në të kundërt të interesave të Kosovës. Deda vlerësoi se politika e brendshme e Kosovës, dhe krizat e brendshme, kanë luajtur një rol të madh në pozicionin dhe diplomacinë e Kosovës. Deda gjithashtu vlerësoi që Bashkimi Evropian përkundër njohjeve të shumicës nga shtetet anëtare, më shpesh se sa rrallë, vazhdon të mbajë një qasje neutrale ndaj Kosovës.
Z. Gëzim Visoka dha një perspektivë akademike, duke bërë një përmbledhje mbi procesin e shtetndërtimit të Kosovës, sukseset dhe ngecjet, si dhe alternativat diplomatike të Kosovës në këtë moment. Visoka vlerësoi se Kosova duhet të kërkojë një narracion të ri në politikën e jashtme dhe u shpreh me tone kritike ndaj Bashkimit Evropian që nuk ka arritur të imponojë një qëndrim në rastin e Kosovës, edhe pse paraprakisht BE ishte pajtuar me Dokumentin e Ahtisarit, nga i cili kishte shpallur pavarësia e Kosovës.
Kjo tryezë u organizua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Previous Article PIPS mban takimin e katërt për ofrimin e Asistencës Teknike për Komuna
Next Article PIPS mbajti Seminarin për Energji dhe Mjedis për gazetarët kosovar
Print
19867 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018