e mërkurë, 20 maj 2015

U mbajt tryeza ‘Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës’

U mbajt tryeza "Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës". Tryeza kishte për qëllim diskutimin e relacionit Kosovë, Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë organizatë. Në këtë tryezë ishin Presidentja e vendit Atifete Jahjaga, ish Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, Ekspertja e të Drejtave të Njeriut Gjylieta Mushkolaj dhe Fisnik Korenica.

e martë, 10 mars 2015

U mbajt Moduli i parë i Shkollës Politike

U mbajt Seminari i parë i Shkollës Politike me temën Shteti dhe Shoqëria.

e hënë, 2 mars 2015

Presidentja Atifete Jahjaga pret PIPS-in dhe organizatat e tjera rreth anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Instituti i Prishtinës për Studime Politike ka organizuar një takim me Presidenten e Kosovës Znj. Atifete Jahjaga.

RSS
First161718192021222325
Aktivitetet më të shikuara
 
PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”
Diona Kusari
/ Kategoria: Aktivitetet

PIPS publikon raportin “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”

Instituti i Prishtinës për Studime Politike mbajti tryezën ku u publikua raporti “Ligji i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe zbatimi i tij”. Në panel nga institucionet morrën pjesë: Valdet SADIKU (Ministria e Punëve të Jashtme) dhe Fitore Pacolli (Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike). Butrint Berisha nga PIPS prezantoi të gjeturat kryesore të punimit.  Raporti bën një rishikim të plotë të ligjit, por edhe procesit të implementimit të tij duke ofruar rekomandime mbi reforma për MPJ-në. Raportin e plotë mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm: https://goo.gl/Hb6ye9
Raporti u publikua në kuadër të projektit “Përmirësimi i Praktikave Demokratike dhe Kualitetit të Vendimmarrjes në Politikën e Jashtme Kosovare” që financohet nga skema Democratic Society Promotion - DSP e menaxhuar nga Kosovar Civil Society Foundation - KCSF, e financuar nga Agjencioni Zvicrran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Previous Article Seminari i parë i Shkollës Politike 2020
Next Article Diskutimi i Shkollës Politike me Z. Shpend Ahmeti me temën "Efektet e pandemisë në ekonominë kosovare"
Print
20386 Rate this article:
No rating
Programet
  • Politika e jashtme
Viti i publikimit
  • 2018